Bota
Si të votoni nё Gjermani?
Mё 24 shtator do tё votohet pёr Bundestagun e ri në Gjermani. Por, si funksionon zgjedhja e pёrfaqёsuesve tё atjeshëm të popullit?
Secili qytetar me të drejtë vote ka tё drejtё tё japё dy vota – njё pёr njёrin kandidat (vota e parë) dhe tjetra pёr njё parti (vota e dytё). Zgjedhja ёshtё e fshehtё. Deri kёtu gjithҁka ёshtё e qartё. E megjithatё, sistemi gjerman elektoral nuk ёshtё si ai amerikan, britanik apo zviceran, përcjell albinfo.ch.
Dallimi mё i rёndёsishёm ёshtё se forma gjermane e drejtimit politik nuk ёshtё direkte, por e pёrfaqёsuar.
Nё tё deputeti luan njё rol qendror. Ai ёshtё, si tё thuash, pёrfaqёsuesi i vullnetit tё popullit. Zvicra konsiderohet si pёrfaqёsuesja klasike e demokracisё direkte. Zviceranёt i vendosin ligjet me referendum popullor.
Si shkruan dw, nё Gjermani vendimet politike merren vetёm pёrmes pёrfaqёsuesve tё popullit, pra prej deputetёve. Kjo ёshtё njё pёrgjegjёsi e madhe pёr secilin deputet tё zgjedhur.
Qё nga viti 2002 Bundestagu Gjerman ka tё paktёn 598 deputetё. Gjysma e mandateve – 299 – u kalon kandidatёve, qё kanё marrё shumicёn e thjeshtё tё votave nё 299 qendra elektorale. Ata janё tё zgjedhur direkt.
Pёr gjysmёn tjetёr tё mandateve, pra 299, vendosin po ashtu zgjedhёsit, por jo duke votuar drekt kandidatin, por partinё. Partitё i kanё dёrguar kandidatёt e tyre pёr Bundestagun nё tё ashtuquajturat lista tё landeve. Secila nga 16 degёt e partive nё lande pёrcakton pozicionet pёr politikanёt.
Listat e landeve nё varёsi tё madhёsisё sё landit pёrfshihen nё listёn federale, ku regjistrohen kandidatёt kryesorё.
Angela Merkel edhe sivjet sёrish ndodhet nё vendin e parё tё listёs sё CDU-sё, Martin Schulz pёr herё tё parё kryeson listёn e SPD-sё.
Shumё e rёndёsishme ёshtё qё jo populli, por deputetёt zgjedhin nё fund kancelarin apo kancelaren.
Njё veҁori nё ligjin elektoral gjerman pёrbёn pragu i pesё pёrqindёshit pёr pёrfaqёsimin parlamentar.
E-Diaspora
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja” -
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë -
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar











