Lajme
Shtohen aksidentet rrugore në Kosovë
Brenda katër muajve të këtij viti, janë regjistruar 5 mijë e 662 aksidente, prej tyre 28 kanë përfunduar me fatalitet. Policia ndërkaq ka shqiptuar më shumë se 100 mijë tiketa
Polica e Kosovës raporton për të dhëna shqetësuese sa i përket aksidenteve të trafik. Sipas statistikave policore, gjatë periudhës kohore janar-prill 2013 janë regjistruar gjithsej 5 mijë e 662 aksidente, ndërsa 28 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.
Sipas zyrtarëve të kësaj policie, pavarësisht se gjatë tre muajve të parë të këtij viti u duk një rënie e numrit të aksidenteve në komunikacion, muaji prill ka thyer të gjitha parashikimet, duke kaluar më shumë se 1500 aksidente.
Brahim Sadriu është zëdhënës i Policisë së Kosovës.
“Gjatë periudhës janar-prill 2013, në Policinë e Kosovës janë raportuar gjithsej 5 mijë e 662 aksidente. Prej tyre, numri më i madh janë aksidente me dëme materiale, por ka edhe aksidente me persona të lënduar. 28 aksidente kanë përfunduar me fatalitet, ndërsa 32 persona kanë humbur jetën”, tha ai.
Sipas Sadriut, me dëme materiale kanë qenë 3 mijë e 921 aksidente, ndërkaq 1 mijë e 415 aksidente janë cilësuar me lëndime. Në 298 aksidente, sipas Sadriut, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, raporton REL.
Ai ka shtuar se numri i aksidenteve është shqetësues dhe Policia e Kosovës është angazhuar maksimalisht që të ndërmerren të gjitha masat parandaluese. Sipas tij, gjatë katër muajve të parë të vitit 2013, Policia ka shqiptuar rreth 100 mijë gjoba.
“Ndonëse nuk është tendencë e policisë që gjithmonë të gjobiten personat, mirëpo nëse i referohemi vetëm tre muajve të parë, ne kemi diku rreth 30 për qind ngritje të shqiptimit të gjobave në komunikacion. Do të thotë, kjo është në kuadër të punës së përditshme”, u shpreh ai.
Drejtori i Qendrës Emergjente, Basri Lenjani thotë se krahasuar me numrin e përgjithshëm të lënduarve në aksidente gjatë dy viteve të kaluara, numri i të lënduarve të tillë vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, është më i madh se numri i pacientëve që vizitohen për shkak të sëmundjeve tjera.
“Pacientë të aksidentuar, në tre mujorin e parë, i kemi 1 mijë e 91. Kjo shifër është e madhe ne krahasim me dy vitet e fundit. Deri sa në dy vite më parë i kemi pasur 1 mijë e 700 të aksidentuar, në vitin e kaluar kemi pasur 3 mijë e 50. Kjo tregon se kemi rritje, në krahasim me sëmundjet, 2 deri në 3 për qind”, tha ai.
I gjithë ky numër i të aksidentuarve, sipas Lenjanit, është tepër i madh në krahasim me kapacitetet që mund t’i ofrojë Qendra Emergjente.
E-Diaspora
-
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike Ajo përfundoi studimet në Inxhinieri Kompjuterike (Software Engineering) me minor në Networking, duke u vlerësuar për... -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












