Kultura
Shqipëria nominon filmin ‘Krom’ për ‘Oscar’
Filmi, me regjisor Bujar Alimanin është një bashkëprodhim i Shqipërisë, Gjermanisë, Greqisë dhe Kosovës
Drama e realizuar nga Bujar Alimani, lidhur me një djalë i cili kërkon pavarësi në familje është zgjedhur nga Shqipëria për ‘Oscar’ në kategorinë e gjuhës së huaj, shkruan albinfo.ch.
Filmi “Krom” është filmi i dytë i metrazhit të gjatë nga regjisori Alimani, i cili njihet për filmin e tij “Amnistia” që pati premierën në festivalin Berlinale në 2011, film i nderuar me disa çmime ndërkombëtare si: C.I.C.A.E. në Berlin International Film Festival, 2011, Çmimin e Publikut në Black Movie Film Festival 2012, Çmimi i Jurisë në Lume International Film Festival, 2012.
Ky film tregon për jetën e një djaloshi dhe vështirësitë me të cilat ai ballafaqohet për një jetë më të mirë, derisa kritikët e kanë vlerësuar me notë pozitive. Filmi tregon jetën reale në Shqipëri. Djaloshi largohet nga familja dhe punon në një minierë të kromit, kurse më pas përballet me shumë vështirësi.
Ky është një bashkëprodhim i Shqipërisë, Gjermanisë, Greqisë dhe Kosovës.
Shqipëria ka paraqitur filma në kategorinë e gjuhës së huaj për ‘Academy Awards’ nëntë herë nga viti 1996, por kurrë nuk hyri në listën e ngushtë përfundimtare.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









