Shqipëria
Shqipëri: Nisma e luleve, përkrahet nga njerëz me botë të madhe
Shumë iniciativa janë me rëndësi parësore, veçmas për dashurinë e atdheut dhe dëshirës së madhe për një ambnient të pastër. Pas gati me shumë se 2 vjetësh ”Nisma e Luleve” ka krijuar një numër të madh ndjekësish dhe përkrahësish nga e gjithë Shqipëria.
Duke qënë se shqiptarja Agustela Thoma është drejtuese e kësaj nisme, m karakter qytetar, e cila përpiqet që me anë të identifikimit të problematikave të bashkëjeteses në një ambjent të përbashkët, të sjellë modelin e zgjidhjeve të tyre në sajë të veprimtarive konkrete nga një grupim i shoqërisë civile, kjo nismë ka gjetur një përkrahje të gjerë qytetare.
Duhet theksuar se në aktivitetet e pastrimit të detit herë pas here na janë bashkuar qytetarë të thjeshtë nga e gjithë Shqipëria, por jo vetëm. Anëtarët e nismës janë mikpritës ndaj kujtdo që shpreh dëshirën t’i bashkohet asaj gjatë aktiviteteve që zhvillon.
Gjatë aksionit të pastrimit nr.12 të realizuar në datën 04.10.2020, iu bashkua aktiviteteve të Nismës një vajzë e re me origjinë nga Tirana, e cila kishte kohë që ndiqte dhe e admironte atë.
Në momentin e parë që iu krijua mundësia për t’iu bashkuar fizikisht, e reja nga Tirana, Elgita Metani, u bashkua në aktivitetin e 12-të të pastrimit të detit.
Edhe pse me aftësi ndryshe, Elgita pranoi të udhëtonte nga Tirana në drejtim të Sarandës, për të dhënë mesazhin se nuk ka pamundësi që pengon njerëzit me botë të madhe për të ndjekur dhe përkrahur nisma vullnetare qytetare.
Eligta, e cila ka një eksperiencë gati 15-vjeçare në sistemin e kompanive në fushën e telekomunikacionit, ka gjithashtu dëshirat dhe pasionet e saj, të cilat i realizon në kohën e lirë.
Mësojmë prej miqve të ngushtë të Elgitës se ajo është shumë pozitive dhe gjithmon përkah nismat vullnetare që janë në dobi të komunitetit.
Nisma e Luleve e vlerësoi pa masë prezencën e Elgitës në këtë aktivitet dhe gjithë pozitivitetin dhe dëshirën e saj për t’u përfshirë në nxjerrjen e mbetjeve në breg!
Për këtë arsye, dëshirojmë ta ndajmë edhe me ndjekësit tanë kontributin që patëm kësaj here nga një gocë tiranase, me botë të madhe, si ajo e Eglitës.






Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë











