Kosova
Kosova dhe Austria nënshkruajnë marrëveshje të re për familjet e diplomatëve
Kosova e Austria nënshkruajnë marrëveshje që lejon familjarët e diplomatëve të punojnë gjatë shërbimit në shtetin pritës
Anëtarët e familjeve të personelit diplomatik dhe konsullor do të kenë mundësi të punojnë në shtetin pritës gjatë periudhës së shërbimit, transmeton albinfo.ch.
Republika e Kosovës dhe Republika e Austrisë kanë nënshkruar një marrëveshje të re dypalëshe, e cila u mundëson anëtarëve të familjeve të diplomatëve dhe personelit konsullor të ushtrojnë veprimtari fitimprurëse gjatë kohës së shërbimit në shtetin pritës.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bëri të ditur se marrëveshja synon të krijojë kushte më të favorshme për familjet e diplomatëve të të dy vendeve, duke u lehtësuar integrimin dhe angazhimin profesional gjatë misioneve diplomatike.

“Marrëveshja rregullon mundësinë e ushtrimit të veprimtarisë fitimprurëse nga anëtarët e familjeve të personelit diplomatik dhe konsullor gjatë periudhës së shërbimit në shtetin pritës, duke krijuar kushte më të favorshme për familjet e diplomatëve të të dyja vendeve”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Pas ceremonisë së nënshkrimit, zëvendësministri Kreshnik Ahmeti zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Austrisë, Nikolaus Marschik. Gjatë takimit u diskutua për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, thellimin e bashkëpunimit institucional dhe ekonomik, si dhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.

Sipas MPJD-së, marrëveshja përfaqëson një hap të ri në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, duke ofruar mbështetje më të madhe për familjet e personelit diplomatik të të dy shteteve./Albinfo.at
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së











