Lajme
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe u propozua për botim nga një shtëpi prestigjioze botuese në Hamburg.
Një tjetër histori suksesi nga diaspora shqiptare vjen nga Austria. Liridon Hoti ka përfunduar me sukses studimet master në Filozofi në Vjenë, duke shënuar një arritje të rëndësishme në rrugëtimin e tij akademik dhe profesional, transmeton albinfo.at.
Punimi i tij i masterit, i cili trajton konceptin e lirisë në filozofinë e Erich Fromm, është vlerësuar për cilësinë e lartë shkencore dhe është propozuar për botim nga shtëpia botuese shkencore Dr. Kovač në Hamburg. Ky vlerësim përbën një dëshmi të seriozitetit, përkushtimit dhe nivelit akademik të punës së tij kërkimore.
Përveç formimit në filozofi, Hoti ka ndërtuar profilin e tij edhe në fushën e psikologjisë, duke ndërthurur reflektimin filozofik me kuptimin e dimensioneve njerëzore dhe shoqërore. Arritja e tij përfaqëson rezultat të viteve të tëra pune, studimi dhe përkushtimi ndaj dijes.
Rrugëtimi i tij në Austri është po ashtu një histori frymëzuese e integrimit dhe suksesit. Pas vendosjes në Vjenë, ai u përball me sfidat e një mjedisi të ri, duke u përshtatur me gjuhën, kulturën dhe jetën akademike, ndërsa në të njëjtën kohë ndërtonte karrierën dhe jetën familjare.
Diplomimi në nivelin master shënon një etapë të rëndësishme në zhvillimin e tij profesional, por duket se ky nuk është fundi i rrugëtimit akademik. Pas këtij suksesi, objektivi i radhës tashmë është i qartë: doktoratura.
Suksesi i Liridon Hotit është një shembull i fuqisë së përkushtimit, këmbënguljes dhe besimit në arsim, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë me sukses në diasporë./Albinfo.at.

E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











