Lajme
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës
24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar një rrugëtim të suksesshëm akademik dhe sportiv.
Rinia shqiptare në Danimarkë po vazhdon të shënojë suksese të rëndësishme në fusha të ndryshme, duke dëshmuar se përkushtimi dhe puna e palodhshme shpërblehen. Një prej këtyre historive frymëzuese është ajo e Marigona Lumës, e cila ka përfunduar me sukses studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, transmeton albinfo.ch.
Marigona, 24 vjeçe, është lindur dhe rritur në Kopenhagë, ndërsa familja e saj është me prejardhje nga Kaçaniku i Kosovës. Prindërit e saj emigruan në Danimarkë gjatë viteve ’90, në kërkim të një jete më të mirë.
Studimet master i përfundoi në një nga universitetet më prestigjioze të Danimarkës, ku punimi i saj kërkimor u fokusua në një temë aktuale – mbikëqyrjen e punonjësve në vendin e punës dhe sfidat juridike që lidhen me këtë fushë.
Përveç rezultateve të shkëlqyera në arsim, Marigona ka ndërtuar edhe një karrierë të suksesshme sportive. Gjatë viteve të gjimnazit në Niels Brock, ajo ishte pjesë e programit prestigjioz Team Danmark, i cili mbështet sportistët me potencial të lartë.
Ajo ka qenë për vite me radhë pjesë e basketbollit elitar danez, duke u angazhuar edhe në programin e ekipit kombëtar të Danimarkës dhe duke garuar në nivelin më të lartë të këtij sporti.
Marigona e konsideron disiplinën, përkushtimin dhe mbështetjen e familjes si faktorët kryesorë që e kanë shoqëruar në çdo hap të rrugëtimit të saj. Sipas saj, puna e vazhdueshme dhe besimi në vetvete janë çelësi për arritjen e objektivave.
Historia e saj është një shembull frymëzues për të rinjtë shqiptarë në diasporë, duke dëshmuar se suksesi mund të arrihet në shumë fusha njëkohësisht, kur ndërthuren arsimi, sporti dhe përkushtimi./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











