Botërori 2026
Shaqiri në mesin e yjeve botëror me rekorde
Me 6 turne të ndryshëm ku ka lënë gjurmë me gola, renditet shqiptari Xherdan Shaqiri
Të shënosh në një Kampionat Evropian apo Kupë Bote është ëndrra e çdo futbollisti.
Të shënosh në disa turne radhazi, është një arritje që u rezervohet vetëm kampionëve. Por të shënosh në 11 turne të ndryshëm madhorë, është një rekord që kalon kufijtë e njerëzores.
Statistikat e fundit tregojnë një dominim absolut dhe një rekord që, me shumë gjasa, do të mbetet i pathyeshëm përgjithmonë: Cristiano Ronaldo ka gjetur rrugën e rrjetës në plot 11 turne të ndryshëm të Evropianit dhe Botërorit. Një shifër stratosferike, që e lë ndjekësin më të afërt shumë hapa pas.
Por, ajo që e bën këtë klasifikim jashtëzakonisht të veçantë dhe një motiv krenarie për ne, është emri që shfaqet në elitën e kësaj liste. Me 6 turne të ndryshëm ku ka lënë gjurmë me gola, renditet shqiptari Xherdan Shaqiri.
Talenti nga Gjilani ka dëshmuar se ka stofin e një prej lojtarëve më të mëdhenj të gjeneratës së tij. Shaqiri gjendet në një shoqëri absolute “monstrash” të futbollit, duke ndarë të njëjtën shkallë (me 6 turne secili) me dy legjenda të sulmit gjerman, Jürgen Klinsmann dhe rekordmenin e Kupave të Botës, Miroslav Klose.
Ndërkohë që pozicionet me 10, 9, 8 dhe 7 turne janë ende bosh, duke dëshmuar hendekun absurd që Ronaldo ka krijuar me pjesën tjetër të botës, prania e një shqiptari në “Top 4” lojtarët evropianë me këtë vazhdimësi është thjesht monumentale.
Ndërsa bota përkulet para pathyeshmërisë së Cristiano Ronaldos, ne nuk mund të mos krenohemi me të majtën magjike të shqiptarit Shaqiri, i cili ka gdhendur emrin e tij përgjithmonë në historinë e futbollit evropian dhe botëror.
Të tjera nga Botërori 2026
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













