Botërori 2026
Ndodh edhe kjo në Botëror: Futbollistit iranian i skadon viza pas ndeshjes së parë
Futbollisti i kombëtares iraniane, Mehdi Torabi, është përballur me një pengesë administrative pasi viza e tij për në SHBA ka humbur vlefshmërinë pas ndeshjes së parë të Iranit në Kupën e Botës 2026.
Sipas Federatës së Futbollit të Iranit, shumica e vizave të pajisura për lojtarët dhe stafin e ekipit kombëtar ishin me hyrje të shumëfishta, ndërsa dokumenti i Torabit ishte lëshuar vetëm për një hyrje.
Mesfushori udhëtoi me skuadrën drejt Los Anxhelesit për sfidën hapëse ndaj Zelandës së Re, e cila përfundoi me rezultatin 2-2. Pas largimit nga territori amerikan, viza e tij skadoi, duke e penguar të rikthehet menjëherë pranë ekipit.
Autoritetet sportive iraniane kanë nisur procedurat për pajisjen e lojtarit me një vizë të re, në mënyrë që ai të mund të bashkohet me kombëtaren për ndeshjet e ardhshme të turneut. Deri tani nuk është bërë e ditur se sa kohë do të zgjasë procesi i miratimit.
Të tjera nga Botërori 2026
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin











