Lajme
Shpërbëhet Kuvendi; Kosova shkon në zgjedhje
Me 90 vota për, 4 kundër dhe 3 abstenime, ligjvënësit kosovarë votuan shpërbërjen e parlamentit dhe shkuarjen e Kosovën në zgjedhje të parakohshme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 90 vota për, 4 kundër dhe 3 abstenime votuan të mërkurën për shpërbërjen e parlamentit dhe shkuarjen e Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme. Sipas Kushtetutës brenda 45 ditës duhet të mbahen zgjedhjet e reje parlamentare.
Mocioni për rrëzimin e qeverisë është ngritur nga dy partitë më të mëdha parlamentare (PDK dhe LDK). Kjo ide fillimisht u kundërshtua nga dy partitë tjera të opozitës, Aleanca e Ramush Haradinajt dhe Vetëvendosje e Albin Kurtit. Këto dy parti kërkuan mocion për rrëzimin e qeverisë dhe jo shpërbërjen e Kuvendit.
Mocionin për shpërbërjen e Kuvendit e arsyetoi deputeti i PDK-së, Arsim Bajrami, i cili ka thënë se me këtë vendim, Kuvendi hap procedurat ligjore për shpalljen e zgjedhjeve të reja. Ai kërkoi që mocioni të votohet, sepse përbën kërkesën e shumicës së ligjvënësve që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme.
Ndërsa përfaqësuesi i AAK-së në Kuvendit t Kosovës, Ardian Gjini tha se kuvendi nuk mund të shpërbëhet derisa nuk i bëhet një rezyme dhe auditim këtij Kuvendi dhe kësaj qeverie. Sipas Gjinit, e gjithë periudha e qeverisjes së kryeministri Hashim Thaçi ka qenë keq, prandaj duhet rrëzohet qeveria dhe jo Kuvendi.
Ai kërkoi nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi 10 minuta pauzë që opozita të koordinohet për mocion kundëtr qeverisë, por kjo nuk u mbështet.
Deputeti Fatmir Limaj tha se ndihet mirë që kjo përbërje e parlamentit po shpërndahet duke shpresuar në një përbërje të re më të mirë. Ai para deputetëve ka thënë se askush nuk ka arsye të dalë ballëlartë nga ky parlament sepse, sipas tij, nuk ka se më se të krenohen.
Ndërsa lideri i Vetëvendosjes, Albin Kuerti e ka përsëritur kërkesën e këtij subjekti që në vend të shkarkimit të Kuvendit të shkarkohet qeveria pasi ajo dështoi në premtimin kryesor. Ai i bëri thirrje Lidhjes Demokratike që të bëhet bashkë me ta dhe AAK dhe ta mbështesin mocionin e kësaj të fundit për rrëzimin e qeverisë.
Pjesa tjetër e seancës më shumë i ka ngjarë fushatës politike nga disa ligjvënës të cilët akuzonin qeverinë për dështim, por edhe partitë tjera politike për mungesë bashkëpunimi.
Tani mbetet që presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, të nis takimet konsultative me partitë politike, për të caktuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Apriori thuhet se është arritur një pajtueshmëri që zgjedhjet të mbahen me 8 qershor.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Austri
-
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz “Sukseset e kësaj parti në qeverisjen e Grazit, transparenca ndaj qytetarit, me kanë shtyrë që të... -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4











