Lajme
Shefi i trafikimit të 50 vajzave kosovare, para gjykatës
Kreu i klanit, i dyshuar për trafikim të vajzave adoleshente, u paraqit dje para drejtësisë së Nancy. I akuzuari gjendet tani për tani në burg. Edhe pse e mohon “trafikimin”, ai pranon të paktën transaksionin financiar, duke shpjeguar se bëhet fjalë për “një praktikë të lashtë”.
38-vjeçari, anëtar i komunitetit rom në Ballkan, me banim prej vjetësh në Valdahon (Francë), u arrestua pasi u kthye nga Kosova, ndërsa ishte i shoqëruar nga një qytetar i Kosovës. “Ai kishte shkuar atje për të kërkuar babain e një adoleshenteje për t’i dëshmuar atij bujarinë e tij”, shpjegon zëvendësprokurori Remi Coutin, duke dhënë pozitën mbrojtëse të të akuzuarit. Shoqëruesi i këtij të fundit është paditur gjithashtu dhe mbahet në paraburgim.
Të martën e kaluar u arrestuan shtatë anëtarë të udhëheqësit të kësaj familjeje të vendosur në komunën Valdahon (Francë) dhe në Maiche (Francë), si dhe në Gjermani. Në total, katër persona u patën burgosur, ndërsa një duzinë kishte marrë aktakuzë. Albinfo.ch mbuloi këtë rast me një shkrim të titulluar: 50 vajza kosovare trafikohen nga bashkatdhetarët e tyre.
Sipas një burimi të prokurorisë, femrat janë blerë nga familjet e tyre në Maqedoni dhe në Kosovë për shuma që silleshin nga 1.000 deri në 1.500 € dhe shiteshin për 10.000 €.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










