Opinione
Sezoni turistik dhe punimet nëpër rrugë
Mërgimtarët mezi presin verën për të ardhur në Kosovë dhe kursejnë gjatë 11 muajve të vitit që një muaj ta kalojnë në atdhe. Por, me të ardhur në Kosovë, ata thonë se përballen me pritje të gjata në komunikacion
Përgjatë tërë Adriatikut që përshkonte Kroacinë, duke filluar nga Dubrovniku, Spliti, Shibeniku, Zara, Rijeka e deri te Opatia, ishte një tour shumë interesant dhe i këndshëm në vitin 2013 që nuk do të harrohet lehtë.
Por, nejse!
Esenca është që të tregohet pak për turizmin dhe sjelljen e shtetit kroat karshi turistëve.
Në Dubrovnik, Split e Opatia, thoshin pronarët e hoteleve dhe afaristët kroatë, se kur nis sezoni turistik në Kroaci, i cili fillon zyrtarisht nga 1 korriku, as një baski apo shtraf nuk do të lejohet më të ngjitet në mure të dhomave. Do të pushojnë të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë më punimet publike apo private, qoftë ato në rrugë, kanalizime, ndërtime, makineri e rëndë, zhurma e sirena nëpër zonat ku do të pushojnë turistët.
Kur duhet ta kuptojnë këta udhëheqësit tanë institucionalë, si niveli qendror, si ai lokal, që në kohën kur turizmi dhe ardhja e mërgatës shqiptare në Kosovë përgjatë muajve korrik dhe gusht që të ndalohen punimet.
A e kuptojnë këta individë, që si njerëzve lokalë, si bizneseve dhe afaristëve, e po ashtu edhe turistëve po u shkaktojnë jo vetëm stres, por edhe depresion për disa bakshishe të tyre që presin t’i marrin nga tenderët.
Hapen punimet nëpër rrugica në shtrimin e rrugëve, prishet asfalti i vjetër dhe nuk vazhdon ai i riu, hapen kanalizime, fillojnë së punuar me ujësjellësin, merren të mbulohen gropat në sezonin më të ngjeshur të ardhjes së mërgatës sonë. Rrugët regjionale janë përplot punime, për rrjedhojë, pritje dhe kolona të gjata krijohen si pasojë e këtyre punimeve.
Zhurma ekstreme, bagerë, sirena, punime në vënien e kunjave nëpër rrugë dhe trotuare.
Shkaktohen kolona të gjata dhe të papërballueshme, askund në asgjë nuk mund të arrish në kohë, në gjithçka vonohen njerëzit.
Ndaleni këto praktika, sepse tashmë edhe mërgata jonë e ka kuptuar që ju i hapni punimet në kohën kur ata janë në Kosovë, tërë pjesën tjetër të vitit ju rrini dhe shpenzoni paranë publike pa i dhënë llogari askujt.
Ndaleni këto praktika, sepse thjesht, hiç bash hiç këtyre që jetojnë nëpër metropole evropiane nuk u intereson, dhe nuk kanë ndonjë ndikim apo impakt pozitiv se i shtroni disa rrugë me dy korsi apo jo, ata shohin dhe përjetojnë tunelet me 3 e 4 korsi tashmë.
Ndaleni këto praktika, sepse ju po bëni një dëm të trefishtë:
PS: Edhe nëse e keni për zgjedhje, lëreni krejt, se verdikti popullor do të jetë ndëshkues për ju, ashtu-kështu!
Emrush T. Shkodra
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













