Kosova
Serbët festojnë Betejën e Kosovës
Pas lutjeve rituale në Gazimestan, prifti Atanasije Jevtiq, tha se do të luftojnë për Kosovën, "për ta çliruar atë"
Në vendin ku u mbajt Beteja e Kosovës para 629 vjetësh, në Gazimestan të Obiliqit, janë mbledhur qindra serbë nga Kosova e Serbia për të shënuar këtë përvjetor.
Pas lutjeve rituale në Gazimestan, prifti Atanasije Jevtiq, tha se do të luftojnë për Kosovën, “për ta çliruar atë”. Ai ka thënë se në Qeverinë e Serbisë ka politikanë që frikësohen, por, sipas tij, nëse nevojitet, ata do të japin prapë jetën që të mbrojnë Kosovën.
Serbët pretendojnë se përvjetori i kësaj beteje është fitore e tyre, sepse aty u vra sulltan Murati i Turqisë, por nga kjo betejë në përgjithësi Serbia kishte dalë e mundur nga ushtria turke.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












