Lajme
Sami Lushtaku me shokë, arratiset nga paraburgimi
Sami Lushtaku, Ismet Haxha dhe Sahit Jashari janë arratisur të martën në mesditë nga Qendra Klinike në Prishtinë, ku po trajtoheshin tash e sa muaj
Tre eprorët e lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuarit në të ashtuquajturin “Grupi i Drenicës”, Sami Lushtaku, Ismet Haxha dhe Sahit Jashari janë arratisur të martën në mesditë nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës në Prishtinë, ku po trajtoheshin tash e sa muaj.
Arratisja e tyre erdhi në ditën kur Gjykata e EULEX-it vendosi t’i transferojë ata në një qendër paraburgimi në Mitrovicën e veriut. Arratisjen e tyre e ka konfirmuar drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Shemsi Hajrizi, i cili i tha medieve në Kosovë, se Lushtaku, Jasahri dhe Haxha janë arratisur.
Tre të arratisurit, bashkë me një të akuzuar të katërt, ka muaj që po qëndronin në QKUK, për arsye shëndetësore në pamundësi të trajtimit nga qendra shëndetësore në burgun e Dubravës. Ata dhe disa të tjerë akuzohen nga një prokuror ndërkombëtar i EULEX-it për krime të luftës të kryera në rajonin e Drenicës.
Arratisja e tyre duket se ka të bëj me vendimin e euelx-it që ata të transferohen në veriun e Kosovës ku ka edhe të paraburgosur serb.
“Ne kemi kërkuar garancione nga EULEX-i dhe Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë a mundet dhe a ka kushte për me qëndruar ata atje. Unë pa këto dy kushte nuk mund të marr vendim për transferim”, tha Hajrizi, i cili ka kërkuar garancione për jetën e tyre.
Ndërkohë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka hequr nga vetja çdo përgjegjësi për vendndodhjen e Lushtakut, Haxhës dhe Jasharit. “Nuk jemi përgjegjës për këtë punë. Është përgjegjësi e Shërbimit Korrektues dhe Policisë”, tha Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së, citon JNK.
Avokati mbrojtës i Sahit Jasharit, i kontaktuar ka deklaruar të mos jetë në dijeni për arratisjen. “Nuk kam asnjë njohuri për këtë”, tha avokati Tahir Rrecaj
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











