Lajme
Rriten çmimet e konsumit në Kosovë
Shtrenjtohet çmimi i bukës, duhanit dhe mishit!
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), së fundi ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin gusht të vitit 2019.
Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.5% në muajin gusht 2019 në raport me muajin e njëjtë të viti të kaluar. Ngritja e çmimeve në djathë dhe vezë kontribuoi më tepër.
Në komunikatën e ASK-së thuhet se “Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.5% në muajin gusht 2019, krahasuar me muajin korrik 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djath dhe vezë (5.4%); kafe, çaj dhe kakao (3.7%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.6%); shërbime për transport (3.5%)-(ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.6 për qind në IHÇK”.
ASK tregon se ngritja e çmimeve të konsumit më shumë është vërejt tek buka, drithërat dhe mishi.
“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (14.0%); mish (4.1%); qumësht, djathë dhe vezë (2.8%); vajëra dhe yndyra (1.4%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (1.6%); prodhime ushqimore, kripë, erëza etj. (3.2%); kafe, çaj dhe kakao (9.8%); pijet alkoolike (1.1%); duhan (3.0%); veshje (1.0%); këpucë (2.7%); qelq, takëme dhe mjete të kuzhinës (2.6%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (1.6%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (3.4%); blerje e automjeteve (1.2%); pushime të organizuara (8.7%); kujdes personal (1.3%); gjëra personale (3.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.9 për qind në IHÇK”, thuhet në komunikatë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Platforma“Made in Kosova” promovon potencialin ekonomik, kulturor e turistik Në ambientet e TechPark Prishtina, sot u përuruan këndi dhe platforma më e re “Made in...
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve
-
A mendoni se vetëm 400 mijë shqiptarë janë në diasporë?
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë!
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë