Lajme
Rohan: Situata në veri ëshë trashëguar nga UNMIK-u
Diplomati austriak përjashtoi mundësinë e ndarjes së Kosovës, dhe tha se zgjidhja e problemit të veriut duhet gjendet me dialog
“Nuk shoh ndonjë gjë që mund t’u shtohej autonomive të gjera të cilat i kanë komunat në veri bazuar në pakon e Ahtisaarit”, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë zëvendësndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Albert Rohan.
Diplomati austriak përjashtoi mundësinë e ndarjes së Kosovës, por tha se zgjidhja për problemet që ndërlidhen me veriun duhet të gjendet në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit.
“Situata në veri është trashëgimi e administratës ndërkombëtare, e UNMIK-ut që nuk ka pasur sukses asnjëherë në vënien e autoritetit në veri”, ka thënë Rohan.
Sipas tij, e vetmja zgjidhje mund të jetë vendosja graduale e drejtësisë në veri.
“Gjykatat do të duhej të hapeshin, do të duhej të kishte një regjim kufitar ku natyrisht do të ishin të përfshirë policët dhe doganierët kosovarë” deklaroi Rohan.
Në planin e Ahitsaarit janë paraqitur të gjitha mundësitë që komunat serbe të kenë një shkallë të lartë të administrimit autonom. Ata mund t’i udhëheqin punët e tyre, por natyrisht në kuadër të sistemit legal të Kosovës.
Ai i bëri thirrje Rusisë që ta përdorë ndikimin që ka në Beograd për të bërë të qartë se nuk mund të diskutohet për ndarjen e Kosovës.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











