Lajme
Rezervat e para shtetërore, jo para mesit të 2012-ës
Për shkaqe financiare dhe mungesë të depove për të mbledhur produktet, gjatë këtij viti nuk do të ketë ketë rezerva shtetërore
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, kishte premtuar se rezervat e para shtetërore do të krijoheshin gjatë këtij viti.
Këshilltarja për media në këtë ministri, Arta Istrefi, thotë se për shkak të problemeve financiare dhe mungesës së depove për të mbledhur produktet, gjatë këtij viti Kosova nuk do të mund t’i ketë rezervat e para shtetërore.
“Rezervat shtetërore nuk mund të bëhen në këtë vit për shkak se është një fushë shumë e re që është zhvilluar në Kosovë”, thotë Istrefi për Radio Evropa e Lirë.
Rezervat shtetërore të mallrave, sipas Ligjit për Rezerva në Kosovë, krijohen për të ndërhyrë në mënyrë operative për mbrojtjen e popullsisë, ekonomisë në rast të çrregullimit të tregut, mbrojtjes së vendit në situata të gjendjes së jashtëzakonshme, gjendjes së emergjencës civile, veprimeve terroriste, veprimeve ushtarake në gjendje lufte etj.
Istrefi thotë se rezervat e para shtetërore nuk do të mund të krijohen deri në mesin e vitit 2012.
Kurse, njohës të çështjeve ekonomike thonë se çështja e krijimit të rezervave shtetërore është mjaft e rëndësishme. Arian Zeka, nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, thekson se moskrijimi i rezervave të para shtetërore vjen si pasojë e mosmenaxhimit të duhur të këtyre çështjeve.
Një shtet i pavarur, sipas tij, nuk guxon të jetë pa rezerva shtetërore.
Ai thotë se Qeveria e Kosovë duhet t’i grumbullojë produktet esenciale, në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore apo ndonjë gjendjeje tjetër.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












