Shkurt.ch
Reshje të mëdha shiu, ngrihet shkalla e alarmit
Reshjet e mëdha të shiut kanë penguar qarkullimin në autostradën A1 në mes të Rothristit dhe Härkingenit. Kjo pjesë rruge, në drejtim të Bernës është bllokuar në mëngjesin e të shtunës pjesërisht nga uji, duke mbetur ende i kalueshëm vetëm njëri drejtim i saj
Reshjet e mëdha të shiut që po vazhdojnë prej dy ditësh kanë ngjallur frikën për vërshime në shumë pjesë të Zvicrës. Ujërat e fryera të lumenjve, sidomos në Zvicrën Qendrore tashmë kanë filluar të paraqesin rrezik edhe për qarkullimin rrugor dhe hekurudhor. Kështu për dy lumenjtë e mëdhenj në këtë regjion, Aare dhe Reus autoritetet kanë shpallur shkallën e rrezikshmërisë numër 3, që nënkupton rrezik të drejtpërdrejtë për vërshime.
Zjarrfikësit kanë filluar të vendosin gypa të mëdhenj gome rreth lumenjve duke ngritur kështu nivelin e brigjeve të lumenjve për të parandaluar vërshimet. Shtabi i krizës në kantonin Aargau ka apeluar te popullata që të rrijë larg brigjeve të lumenjve dhe përrojeve.
Në kantonin e Solothurnit, shirat intensive tashmë kanë vërshuar një pjesë të bodrumeve të shtëpive.
Reshjet e mëdha të shiut kanë penguar qarkullimin në autostradën A1 në mes të Rothristit dhe Härkingenit. Kjo pjesë rruge, në drejtim të Bernës është bllokuar në mëngjesin e të shtunës pjesërisht nga uji, duke mbetur ende i kalueshëm vetëm njëri drejtim i saj. Shpejtësia maksimale e lejuar në këtë segment rruge është 60 kilometra në orë.
Situatë e ngjashme me reshjet e shiut është duke mbretëruar edhe në Kantonin e Bernës. Edhe në këtë kanton, si pasojë e ngritjes së nivelit të ujit të lumenjve, zjarrfikësit kanë marrë masat parandaluese. Nga ora 7.20 shërbimi zjarrfikës u ka dërguar mesazhe telefonike popullatës në zonat më të rrezikuara me kërkesën që të kontrollojnë bodrumet për shkak të rrezikut të vërshimit.
Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe sot, e shtunë dhe të dielën. Përmirësim i motit parashihet për të hënën.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”












