Kosova

Presidentja e Sllovenisë uron Shiroka-Pulën: Pres bashkëpunim të mirë dhe konstruktiv

Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në krye të Republikës së Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim mes dy vendeve.

Pirc Musar ka thënë se pret që të bashkëpunojë me presidenten e re të Kosovës, si në marrëdhëniet dypalëshe, ashtu edhe në kuadër të Procesit Brdo-Brioni, përcjell albinfo.ch.

“Urimet e mia të sinqerta për Justina Shiroka-Pulën me rastin e zgjedhjes së saj si Presidente e Republikës së Kosovës. Pres me kënaqësi një bashkëpunim të mirë dhe konstruktiv midis Sllovenisë dhe Kosovës, si në nivel dypalësh, ashtu edhe në kuadër të Procesit Brdo-Brioni. Ju uroj shumë suksese në mandatin tuaj të rëndësishëm”, ka shkruar presidentja sllovene.

Procesi Brdo-Brioni është një nismë rajonale që synon forcimin e bashkëpunimit dhe dialogut ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian./Albinfo.ch