Shëndetësi
Rënie rekorde e numrit të dhuruesve të organeve në Gjermani
Në vitin 2017 janë regjistruar gjithsej 769 dhurues organesh, nga 834 sa ishin në vitin 2016, ose 9.3 në 1 milion banorë. Sa për krahasim: Në Spanjë kanë qenë 46.9 dhurues organesh në një milion banorë!
Numri i personave në Gjermani që dhurojnë organet e tyre për transplantim po shënon rënie drastike prej disa vitesh. Gjatë vitit të kaluar ai ka rënë edhe më shumë, duke u ulur nën nivelin standard që është 10 persona dhurues të organeve në një milion banorë shkruan “Süddeutsche Zeitung”. Në Gjermani ky tregues në vitin 2017 ka qenë 9.3 veta në një milion.
Me fjalë tjera, sipas fondacionit Eurotransplant, në vitin 2017 janë regjistruar gjithsej 769 dhurues organesh, nga 834 sa ishin në vitin 2016, transmeton albinfo.ch. Ndërkohë janë më shumë se 10 mijë pacientë që gjenden në pritje të një transplantimi që do t`u shpëtonte jetën.
Po ashtu sipas fondacionit në fjalë ka shënuar rënie edhe numri i organeve të transplantuara që janë marrë nga personat që kanë pësuar vdekje klinike. Nga 2927 sa ka qenë në vitin 2016, ka rënë në 2664.
Në shkallë Evrope, vetëm në Greqi, Bullgari, Rumani dhe Shqipëri, kuota e dhuruesve të organeve është më e ulët se në Gjermani. Ndërsa më së shumti dhurues në një milion banorë ashtu sikurse dhe viteve të mëparme, në gjithë botën, ka në Spanjë, përcjell albinfo.ch. Atje janë regjistruar 46.9 dhurues organesh në një milion banorë.
Në pjesën e sipërme të listës janë edhe Belgjika dhe Kroacia, me nga më shumë se 30 dhurues, ndërsa Zvicra me 17.4 persona që kanë dhuruar organet e tyre për transplantim, ndodhet nën mesataren evropiane.
Nga gatishmëria e dhurimit në vendet si ato të përmendura më lart, përfiton edhe Gjermania. Kështu, raporti tregon se gjatë vitit që shkoi, Gjermania ka marrë rreth 200 organe nga vendet tjera evropiane.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta











