Fun
Refugjati sirian fiton 1 milion € në lotarinë franceze
30-vjeçari fatlum mbërriti në Francë në vitin 2011 dhe që prej asaj kohe ka bërë punë të ndryshme.
Mësohet se ai i ka marrë paratë e tij që në qershor të vitit që lamë pas, mirëpo këtë javë kjo është bërë publike, pasi federata franceze konfirmoi lajmin për gazetën “Le Parisien”, përcjell albinfo.ch.
Siriani kishte blerë tiketën fatlume në periferi të Parisit, në Seine-Saint-Denis.
Sipas mediave të huaja, ai i ka përdorur paratë për të blerë një apartament dhe dëshiron të sjellë në Francë edhe pjesën tjetër të familjes.
Ai gjithashtu planifikon të hapë një restorant dhe të përmirësojë frëngjishten e tij.
Para mbërritjes në Francë, 30-vjeçari kishte një biznes të vogël në Siri, por u detyrua të largohej nga vendi për shkak të luftës së vazhdueshme. Kjo luftë ka vrarë më shumë se 250 mijë njerëz dhe më shumë se 1 milion refugjatë kanë mbërritur në Evropë.
Ai nuk është refugjat i parë, i cili ka fituar rrugës për të gjetur një vend të ri.
Muajin e kaluar një emigrant i papunë senegalez shpëtoi nga një anije fundosje nga rojat bregdetare spanjolle, fitoi 300,000 £ në një lotari të Spanjës.
Të tjera nga Fun
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











