Lajme
Ratifikohet marrëveshja Kosovë -Serbi pa Vetëvendosjen
Me 84 vota për, 3 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi ka ratifikuar marrëveshjen Kosovë -Serbi. Miratimi ndodhi vetëm pasi deputetët e Vetëvendosjes u nxorën jashtë Kuvendit
Në një seancë shumë të tensionuar, me disa ndërprerje dhe ndërhyrje të forcave të rendit, deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash kanë ratifikuar marrëveshjen Kosovë-Serbi e cila pretendon t’i normalizojë raportet ndërmjet dy shteteve.
Me 84 vota për, 3 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi ka ratifikuar marrëveshjen që është nënshkruar më 19 prill nga dy kryeministrat, Hashim Thaçi i Kosovës dhe Ivica Daçiq i Serbisë. Ratifikimi ndodhi vetë atëherë kur forcat e sigurisë së Kuvendit, nxorën jashtë seancës deputetët e Vetëvendosjes.
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe disa deputetet të kësaj lëvizje u munduan ta parandalojnë dhunshëm votimin e marrëveshjes, duke dalë te foltorja e Kuvendit, madje edhe duka i bllokuar kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, të drejtën për ta qitë marrëveshjen në votim.
Skandali ndodhi kur në vend të kryeparlamentarit Krasniqi u ulë deputetja e Vetëvendosje, Albana Fetoshi, ndërkaq nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca u ulë në vendin e ministrit, Enver Hoxhaj.
Ndërkaq deputetët tjetër të Vetëvendosjes mbanin sloganet “Kosova e Hashimit” dhe “Selver Haradinaj”. Paraprakisht gjatë seancës ligjvënësit e Vetëvendosjes e kundërshtuar nëpërmjet fjalimeve marrëveshjen me Serbinë duke e quajtur të dëmshme për Kosovës ndërsa kryeministrin Thaëi e etiketuan si tradhtar.
Ndryshe, seancës plenare i ka paraprirë një protestë e aktivistëve të Vetëvendosjes të cilët e bllokuan hyrjet e Kuvendit. Për të shpërndarë protestën ka ndërhyrë policia e cila ka arrestuar disa nga aktivistët e kësaj lëvizje. Vetëvendosje ka njoftuar për 50 të arrestuar.
Kundër “shfaqjes” së Vetëvendosjes ka reaguar Ambasada e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, pas i që ambasadorja Stasy Jacobson dhe personeli i ambasadës amerikane u penguan fizikisht nga protestuesit e Vetëvendosjes për të hyrë dhe marrë pjesë në seancën e rregullt të Kuvendit të Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtat e qytetarëve për lirinë e shprehjes, njëkohësisht dënon përdorimin e taktikave të dhunshme në pengimin e procesit demokratik. Liria e shprehjes nuk do të thotë kufizimi i lirisë së lëvizjes për të tjerë. Duke u mbështetur vazhdimisht në taktika të dhunshme, Vetëvendosja dëmton reputacionin e Kosovës së një demokracie në zhvillim”, konsideron Ambasada e SHBA-ve.
Edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi kundërshtoi mënyrën se si Vetëvendosje i është qasur kundërshtimit të marrëveshjes.
“E kuptojë të drejtën për protestë, por askush nuk guxon të ushtrojë dhunë mbi mendimin e lirë të deputetëve. Kjo nuk është demokraci. Kjo është përpjekje për të vendosur rendë jo demokratik. Kërkojë që deputete e Vetëvendosje njëherë e mirë të shkëputën nga veprimet jo demokratike”, tha Krasniqi.
“Edhe unë jam kundër kësaj marrëveshje, por nuk kam vullnet të pengojë zhvillim normal të seancës”, deklaroi kryeparlamentari kosovar
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









