Kosova
Raportuesja për Kosovën në PE: Propaganda qeveritare i dobëson shanset e Kosovës për progres
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pasi këshilltari i saj, Gjorgje Bojoviq, ka thënë se është nisur një fushatë në internet kundër tij lidhur me deklaratat që pati bërë në vitin 2015 për krimet e luftës të kryera në Kosovë.
Reagimi i saj vjen pas postimit të ish-diplomatit Petrit Selimi, i cili ka shkruar se llogari në platformë që mbështesin partinë në pushtet në Kosovë po sulmojnë secilin të huaj – ambasador, eurodeputet, emisar – që ka ndonjë kritikë për liderin e tyre, Albin Kurti.
“Jam i shqetësuar kur shoh llogari që sulmojnë personalisht miqtë e Kosovës, si Viola von Cramon (dhe stafi i saj), ambasadorët e QUINT-it dhe diplomatët (disa prej të cilëve ashtu si Hovenieri e kanë ndihmuar Kosovën që nga koha e Ahtisaarit ose Rambujesë), Ali Ahmetin, Edi Ramën, e të tjerë”, ka shkruar ai.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ajo “ka pyetur” se kujt do t’i ndihmojnë me ato postime, pasi sipas saj, “Kosovës dhe eurointegrimit të saj sigurisht se jo”, transmeton albinfo.ch.
“Lajmet e rreme, fushatat dezinformuese, propaganda qeveritare… nuk do ta ndryshojnë pozicionin e dikujt, por thjesht do të dobësojnë shanset e Kosovës për të përparuar shpejt. Kjo është e trishtë për vendin”, ka shkruar ajo.
My question: Whom will they help? Surely not Kosovo and its Euro-Integration.
Fake news, desinfo campaigns, governm propaganda or even deep fake with bots & trolls won’t definitely change anyone’s position but just weakens 🇽🇰 chances to progress fast.
It’s sad for the country. https://t.co/54TL9v0nZZ— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) March 9, 2024
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









