Kosova

“Qeveria për Komunat”, Kurti shkruan për rrugën e Kumanovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për rrugën Gjilan – Kumanovë, e njohur ndryshe si “Rruga e Kumanovës”.

“Rruga e Kumanovës është rrugë me gjatësi 5 kilometra e 245 metra. Ajo fillon në pjesën nga varrezat e Qytetit të Gjilanit deri në daljen e rrugës ekzistuese që shkon në kufirin me Maqedoninë e Veriut. Rruga ka gjerësinë prej 7 metrave dhe 2 metra trotuare në dy anët e rrugës, në pjesën e banuar të qytetit të Gjilanit. Përveç rrugës, aty do të ketë edhe ndriçim publik me gjatësi prej 690 metra, kanalizim fekal prej 544 metrave e kanalizim atmosferik prej 1773 metrave”, thotë Kurti, përcjell albinfo.ch.

Kryeministri kosovar thekson se vlera e kontratës së rrugës kryesore me krahët e rrugëve lidhëse ka vlerën e mbi 2 milionë eurove.

“Qeveria për Komunat”, përfundon Kurti.