Lajme
Qeveria merr masa për ta tejkaluar krizën energjetike
Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci në mbledhjen e ekzekutivit deklaroi se nuk ka hapësirë për panik, pasi janë ndërmarrë të gjitha masat e veprimit
Qeveria e Kosovës thotë se qytetarët e Kosovës nuk duhet të kenë panik nga se nuk do të lejohet që të ketë mungesë të energjisë për shkak të mungesës së thëngjillit si pasojë e shpronësimeve.
Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci në mbledhjen e ekzekutivit deklaroi se nuk ka hapësirë për panik, pasi janë ndërmarrë të gjitha masat e veprimit. Edhe ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala theksoi se ministria që ai drejton i ka kryer punët që i takojnë sa i përket procesit të shpronësimeve, por sipas tij KEK-u është vonuar në këtë drejtim, raporton albinfo.ch.
Ndërkaq kryeministri Mustafa, kërkoi nga institucionet e vendit që të marrin masa, që vendi të mos mbetet pa furnizim me energji.
Por kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë se situata e jo stabilitetit të furnizimit me energji elektrike është dështimi më i madh i të gjitha institucioneve që nga paslufta “Situata që po paralajmërohet për mungesë të thëngjillit dhe rrjedhimisht krizë të furnizimit në javët në vijim është e mbuluar nga jo-transparenca dhe është shndërrua në një luftë për gjetjen e “fajtorit” ndërmjet aktereve të ndryshëm institucional, por për komunitetin e biznesit dhe qytetarët e vendit është absolutisht e parëndësishme kush është “fajtori”, pasi që bizneset dhe qytetarët presin dhe meritojnë zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme”, ka thënë ai.
Për krizën energjetike që mund të ndodh në Kosovë, në Prishtinë kanë protestuar një pjesë e punëtorëve të KEK-ut.
E-Diaspora
-
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të diasporës shqiptare u mblodhën në Gjenevë për të... -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar












