Lajme
Promovime librash në “Ditët e Mërgatës”
Përmbajtja e librave që promovohen ose autorët e tyre në ndonjë mënyrë janë të lidhur me mërgatën
Ministria e Diasporës në një komunikatë për medie njofton se në kuadrin e “Ditëve të mërgatës” që mbahen tradicionalisht në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit, ajo ka organizuar promovimin e pesë librave. Përmbajtja e librave ose autorët e tyre në ndonjë mënyrë janë të lidhur me mërgatën.
Më 28 korrik duke filluar nga ora 12 do të promovohen këta libra të rinj: Musa Ahmeti-Statuti i Drishtit, referues Begzad Baliu; Emin Fazlija-Doktori i maleve të lira, referues Jonuz Fetahaj; Rita Saliu-Engjujt nuk jetojnë në tokë, referues Agim Gjakova; Sejdi Gashi-Monografia e mësimdhënësve të diasporës, referues Rifat Hamiti; Agim Gashi-Epoka e nderit, referues Sylejman Aliu dhe Agim Gashi-Kohë e pakohë e vendit tim, referues Agim Gjakova.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











