Lajme
Prishtina përgënjeshtron Beogradin për njohjet
Beogradi ka kontestuar njohjet e Kosovës nga Guinea- Bisau dhe Sulltanati i Omanit
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës sqaron opinionin rreth propagandës së fundit të plasuar në medie nga Beogradi për çështjen e njohjeve të Kosovës nga Guinea- Bisau dhe Sulltanati i Omanit
Në njoftimin e ministrisë thuhet se Kosova më 30 janar 2011 ka marrë notë verbale nga Sulltanati i Omanit të nënshkruar nga lartmadhëria e Tij, Sulltani Qaboos Bin Said, dërguar ish-presidentit Fatmir Sejdiu, ku thuhet se: “Njohim pozitën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë drejt pavarësisë së Kosovës dhe Qeveria e Sulltanatit të Omanit e mirëpret anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat e tjera, ku Kosova dëshiron të marrë pjesë”.
Ministria po ashtu njofton se zv. kryeministri Behgjet Pacolli ka marrë notën verbale më 10 janar 2011, në të cilën thuhet: “Autoritetet e Republikës së Guinea- Bisau kanë njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës”.
Ministria e Jashtme konsideron se të pavërtetat e prezantuara nga qeveria e Beogradit janë tentativë mediale për ta shpërqendruar vëmendjen nga kërkesat reale për njohje të kufijve të Kosovës nga ana e Serbisë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











