Lajme
Policia e Kosovës shqipton gjoba në Shqipëri
Policët kosovarë shqiptojnë gjoba në bazë të rregulloreve të Kosovës, që janë 10 herë më të larta se në Shqipëri
Qytetarët e Kosovës që udhëtojnë në Shqipëri duhet të kenë kujdes gjatë vozitjes pasi gjobat super të larta, minimumi 25 euro, mund t’i marrin deri në Mirditë.
Kjo pasi Policia e Kosovës ka filluar patrullimet deri në këtë pjesë. Ata shqiptojnë gjoba në bazë të rregulloreve të Kosovës, që janë 10 herë më të larta se në Shqipëri, njoftojnë gazeta Shekulli në Shqipëri.
Një patrullë policore në afërsi të Skurajve, ku duket që në orët e para të ditës, të dy policitë po mbajnë nën kontroll akset më të ngarkuara për të shmangur aksidentet apo incidentet e ndryshme.
Nisur kjo dhe nga shifrat e larta të aksidenteve të vitit të kaluar, falë këtij bashkëpunimi, ato janë minimizuar, dhe në këtë aks rrugor autostradal, janë eliminuar; së paku prej dhjetë ditësh nuk është shënuar asnjë aksident.
Policët rrugorë kosovarë disponojnë gjithë teknologjinë e nevojshme për të argumentuar tejkalimet e shpejtësisë apo shkelje të tjera të qarkullimit rrugor, ndaj gjithçka dokumentohet me saktësi, për t’u përcjellë me procesverbale drejt njësive operacionale dhe shtabeve të drejtimit të këtij aksioni të përbashkët në qarkullimin rrugor.
Patrullat kosovare ndërrohen krye dhjetë ditësh, dhe do të zgjasë si plan bashkëpunimi i përbashkët deri më 15 shtator.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












