Lajme
Policia e Kosovës paraqet rrezik për sigurinë në kufij, thotë Dikoviq
Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë Lubisha Dikoviq, ka deklaruar se prania e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës “në linjën administrative paraqet rrezik për sigurinë”.
“Konsideroj se vetëm KFOR-i mund të garantojë sigurinë në Kosovë, dhe jo të ashtuquajturat organe të Kosovës”, ka thënë Dikoviq për “Politikën”, duke komentuar arrestimin e mëhershëm të dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga ana e xhandarmërisë serbe në rajonin e Merdares.
Dikoviq ka thënë se po duket “qartas se Policia e Kosovës, duke rënë ndesh me marrëveshjet dëshiron që hap pas hapi të imponohet si faktor në atë rajon”, transmeton REL.
Ai ka vënë në pah se në lidhje me praninë e Policisë së Kosovës, ushtarët serbë lajmërojnë KFOR-in, duke kujtuar se sipas Marrëveshjes Ushtarako-Teknike të Kumanovës, Ushtria Serbe bashkëpunonon me trupat ndërkombëtare të sigurisë, në veçanti me KFOR-in.
Duke u përgjigjur në pyetjet se përse nuk ka reaguar më herët ndaj akuzës së drejtoreshës së Fondit për të Drejtën Humanitare Natasha Kandiq se “nuk ka të kaluar të pastër të luftës”, Dikoviq ka shpjeguar se padinë e ka bërë vetë si qytetar, ndërsa sipas tij ka marrë kohë që të përgatitet padia.
Dikoviq ka thënë se nuk dëshiron që t’i japë jehonë tjetër siç ka thënë, “të pavërtetave të Fondit”, duke shtuar se gjykata do të thotë fjalën e saj.
Dikoviq gjatë luftës së vitit 1999 ka qenë komandant i njësisë së motorizuar 37 të Rashkës, e cila ka vepruar në Kosovë, përkatësisht në Drenicë, bëjnë të ditur mediat serbe.
Kandiq, e ka akuzuar Dikoviqin për krime të luftës në Kosovë gjatë luftës në vitet 1998-99.
Organizata e saj ka thënë se “shumë krime të rënda dhe masive” ishin kryer në pjesën qendrore të Kosovës, ku Dikoviq ishte përgjegjës si komandant brigade në vitin 1999.
Fondi për të Drejtën Humanitare, poashtu, ka thënë se në krime përfshihen edhe ekzekutimet e civilëve, vjedhjet dhe dhunimet, dhe se gjenerali Lubisha Dikoviq, kishte pasur obligim që t’i parandalojë./rel&albinfo/
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja









