Lajme
Përvjetori i Pavarësisë, rast për të bërë bilance
Malaj: Ky vit mund të konsiderohet një faqe e një kapitulli të ri për Kosovën, i cili i jep fund pavarësisë së mbikëqyrur
Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ka shënuar të enjten përvjetorin e katërt të pavarësisë së Kosovës. Dita e Pavarësisë, 17 Shkurti u kremtua me praninë e një numri të konsiderueshëm diplomatësh, pjesë e Korit Diplomatik të Bernës dhe përfaqësuesish të institucioneve zvicerane. Po kështu, në këtë kremte mori pjesë edhe ministri i Diasporës i Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli, zëvendësministri i ekonomisë, Ramadan Avdiu, ambasadori i Shqipërisë Mehmet Elezi dhe ai i Maqedonisë, Ramadan Nazifi.
Të pranishëm në pritje ishin edhe mjaft bashkatdhetarë, aktivistë në komunitetin e këtushëm shqiptar dhe persona afaristë.
Në fjalën e përshëndetjes, ambasadori i Kosovës në Bernë, Naim Malaj ka bërë një rakapitulim të periudhës në mes të dy përvjetorëve, nga 17 shkurti 2011 në 17 shkurtin e vitit 2012. “Ky vit, pa mëdyshje mund të konsiderohet një faqe e një kapitulli të ri për Kosovën. Një kapitull i ri, i cili i jep fund pavarësisë së mbikëqyrur dhe transformon Kosovën në një shtet si çdo shtet tjetër evropian”, ka thënë ambasadori Malaj. Pastaj ai ka sjellë në vëmendje të të pranishmëve fillimin e dialogut të Kosovës me Serbinë, që ka filluar vitin e kaluar. “Interesi kombëtar do të ruhet, ashtu sikur edhe stabiliteti dhe prosperiteti rajonal”, është shprehur Malaj, duke iu referuar rrjedhës së dialogut.
Ndërkaq, sipas ambasadorit të republikës së Kosovës në Bernë gjatë viteve të fundit, “Kosova ka shënuar edhe një stabilitet dhe rritje të vazhdueshme ekonomike. (…) Në një kohë kur kriza globale ka sfiduar vende shumë më të fuqishme , një dinamikë e tillë është mjaft e rrallë dhe meriton të përmendet”, ka thënë ai, duke inkurajuar investitorët potencialë nga Zvicra të investojnë në Kosovë.
Një pjesë të fjalës së tij ambasadori Malaj ia ka kushtuar marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Zvicrës, që ai i ka cilësuar si të shkëlqyera. “Gjatë vitit të kaluar janë zhvilluar disa vizita të delegacioneve qeveritare të Kosovës në Zvicër, ndër të cilat vlen të përmendet vizita e Ministrit të Punëve të Jashtme. Ndërsa gjatë vitit 2012 Zvicrën do ta vizitojë zyrtarisht kryetari i Parlamentit të Kosovës dhe ministri i diasporës”, ka potencuar Malaj. Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe kontributin e mërgatës sonë në Zvicër, për përforcimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Zvicrës.
Në njërën nga sallat e hotelit Bellevue Palace të Bernës, ku u mbajt pritja për nder të Ditës së pavarësisë, është prezantuar ekspozita me fotografi “Rrugëtimi i Kosovës”, krijim i Ilir Xheladinit, që pasqyron rrugën e vështirë që ka kaluar Kosova deri në arritjen e pavarësisë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











