Lajme
Përfunduan me sukses negociatat për MSA
Gjatë procesit negociues, Kosova ka treguar pjekuri politike dhe aftësi të mira teknike për të negociuar për çështje komplekse, deklaroi Jean-Eric Paquet, negociatori i BE-së
Institucionet e Kosovës dhe ato të Bashkimit Evropian përfunduan të premten në Prishtinë, negociatat për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).
Ndërsa nënshkrimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet gjatë verës së këtij viti, pasi të përfundojnë procedurat e nevojshme bilaterale.
Në raundin e tretë, dhe të fundit të negociatave, të cilat u bashkëkryesuan nga kryenegociatori Jean-Eric Paquet, drejtor i Departamentit për Zgjerim i Bashkimit Evropian dhe kryenegociatorja Vlora Çitaku, ministre e Integrimeve Evropiane.
Të dyja palët u pajtuan me sukses për tekstin e plotë të MSA-së, në përputhshmëri me zotimin e komisionerit Stefan Füle të bërë në strategjinë për zgjerim vitin e kaluar.
Në prani të Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, të dy krye-negociatorët shprehën kënaqësinë e tyre me këtë rezultat.
“Dëshiroj të vlerësoj gjithë punën e madhe që është bërë dhe profesionalizmin me të cilin ka punuar ekipi negociator i Kosovës në këtë Marrëveshje. Negociatat për MSA kanë qenë shumë intensive. Gjatë këtij procesi, Kosova ka treguar pjekuri politike dhe aftësi të mira teknike për të negociuar për çështje komplekse” deklaroi Jean-Eric Paquet.
Kjo marrëveshje, sipas tij, paraqet një perspektivë të qartë evropiane për Republikën e Kosovës.
Edhe ministrja Vlora Çitaku e vlerësoi shumë të rëndësishëm përfundimin e negociatat për MSA në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës.
“Sot kemi miratuar të gjithë tekstin të përbërë nga 10 tituj, 5 protokolle dhe 6 anekse. Marrëveshja ka strukturë dhe përmbajtje të njëjtë sikur marrëveshjet e të gjitha vendeve të rajonit dhe përfshinë të gjitha elementet e një bashkëpunimi të plotë politik dhe ekonomik ndërmjet Kosovës dhe BE-së”, deklaroi ajo.
Bashkimi Evropian që nga hyrja në fuqi e MSA-së, sipas Çitakut, do të liberalizon plotësisht tregun e BE-së për produktet e Kosovës, ndërsa Kosova do të vazhdon të mbrojë disa kategori të caktuara të produkteve edhe për një kohë.
MSA është marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfshin dispozita për tregti, dialog politik, drejtësi, liri dhe siguri, dhe një sërë fushash të tjera të politikave. Kjo Marrëveshje do të lidhë Kosovën me rrjedhën e përgjithshme të raporteve të BE-së me Ballkanin Perëndimor.
Pas Traktatit të Lisbonës, i cili ka diskutuar personalitetin ligjor për Bashkim Evropian, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit do të realizohet në formën e një marrëveshjeje vetëm të BE-së, e cila përfshin BE-në, në njërën anë, dhe Kosovën, në anën tjetër.
Të dyja palët tani do të nisin konsultimet e brendshme për gjithë tekstin, me qëllim të nënshkrimit të saj këtë verë. Këto negociata kishin filluar në fund të tetorit të vitit të kaluar.
Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi tha se falë një pune të shkëlqyeshme të ekipeve negociuese, është arritur që pas tri takimeve të kryenegociatorëve, dy raunde të takimeve teknike dhe një numër të konsiderueshëm të video konferencave, të negociojmë një marrëveshje, e cila do të shënojë fillimin zyrtar të procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.
“Marrëveshja do të jetë dokument bazë, i cili do të rregullojë marrëdhëniet tona politike me Bashkimin Evropian, deri në hapin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Ky moment largon çdo dyshim dhe vulos përcaktimin strategjik të shtetit tonë, për të qenë anëtar i BE-së”, tha kryeministri Thaçi.
Marrëveshja e negociuar, sipas tij, do të ofrojë hapjen e plotë të tregut të Bashkimit Evropian për bizneset kosovare dhe njëkohësisht, sipas tij, do të ofrojë mbrojtje të veçantë për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme, të cilat kanë potencial zhvillimi dhe krijimi të vendeve të reja të punës.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri













