Kultura
Performancë e pianistit nga Struga në “Mytoro Gallery”
Mbrëmja e 15 dhjetorit 2016 në galerinë e artit bashkëkohor “Mytoro” në Hamburg të Gjermanisë shkoi në shenjë të melodive të luajtura në piano nga pianisti strugan Faton Pollozhani.
Edhe përkundër temperaturave të ulëta dhe obligimeve të festave të Krishtlindjes, adhuruesit e muzikës po dëgjonin me kënaqësi pjesët nga repertori i pianistit strugan. Ato nuk ishin melodi që mund të dëgjoheshin kudo, ishin pjesë të rikomponuara të maestros, në jazz dhe ethno jazz, duke mos munguar as partitura të Bethoven-it dhe këngëve të krishtlindjeve.
Faton Pollozhani u paraqit para publikut gjerman me një repertor të pasur të muzikës shqiptare të rikomponuar me një ngjyrë të re tingujsh dhe me një mjeshtri improvizuese të Ethno Jazz-it, tregon për albinfo.ch drejtuesi i galerisë “Mytoro” në Hamburg. piktori i njohur Mentor Ejupi – Toro.
Muzika e vjetër shqiptare po merr një formë bashkëkohore, ky transformim i melosit tonë në Ethno Jazz ishte fillimi i punës së re të struganit i cili pas studimeve në Tiranë, Shkup dhe Stamboll i vjen publikut muzikëdashës gjerman me një perlë të re të melosit nga thesari i kulturës muzikore shqiptare sidomos muzikës nga jugu i trevave tona.
Fatoni nga Struga, që në fakt është profesor muzike ne Hamburg dhe pedagog i muzikës i akredituar nga ministria e arsimit gjerman (ligjërues edhe në Universitetin e Tetovës, Shkupit dhe në shkollat e Strugës) nuk ndalet vetëm në solo recitalet e tij, ai është pjesë edhe i disa orkestrave dhe një bendi Jazz në Hamburg.
Galeria Mytoro e kishte dhe do ketë nderin në të ardhmen të prezantojë punën e mrekullueshme të pianistit strugan në rolin e partnerit ekskluziv.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Austri
-
Dëmet e aksidenteve rrugore arrijnë në miliarda në Austrinë e Epërme Dëmi ekonomik i shkaktuar vetëm nga aksidentet rrugore në Austrinë e Epërme arrin në pothuajse 1.6...
-
Kancelari austriak me thirrje për testime më të shpeshta të ADN-së, për të verifikuar lidhjet familjare
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë?
-
Si të mos ‘përplaseni’ nga një tren austriak i mbipopulluar?
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri?