Lajme
Për të pagjeturit më tepër fjalë, se vepra
Shoqatat dhe familjarët janë të zhgënjyer me institucionet për zbardhjen e fatit të më shumë se 1800 personave
Dita ndërkombëtare e personave të pagjetur do të shënohet me një sërë aktivitetesh të ndryshme në Kosovë, ku familjarët edhe 12 vjet pas përfundimit të luftës vazhdojnë të mos dinë asgjë për fatin e mbi 1800 personave të pagjetur.
Shoqatat e personave të pagjetur shprehen të zhgënjyer me premtimet e parealizuara të institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare për zbardhjen e fatit të këtyre personave dhe thonë se në këtë drejtim mungon vullneti për zgjidhjen e këtij problemi shumë të ndjeshëm.
Kryetari i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Haki Kasumi, ka thënë se për shkak të Festës së Bajramit aktivitetet kryesore do të mbahen të hënën, me qëllim të sensibilizimit, ndërgjegjësimit dhe informimit të opinionit vendor e ndërkombëtar.
Sipas tij me rastin e 30 Gushtit, Ditës ndërkombëtare të personave të pagjetur, shoqatat e të pagjeturve vizitojnë familjet, dërgojnë buqete lulesh në vendet ku janë kryer krimet dhe ku pushojnë eshtrat e atyre që janë gjetur.
Megjithatë Kasumi rikujton se shoqatat dhe familjarët nuk janë të kënaqur me angazhimet e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare rreth zbardhjes së fatit më shumë se 1800 personave, për të cilët nuk dihet asgjë që nga përfundimi i luftës në Kosovë.
Për sa i përket Zyrës për të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore, ku EULEX-i ka kompetencat Kasumi thotë se nuk po vërehet ndonjë përkushtim i tyre.
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











