Lajme
Për shkak të shpejtësisë në “Rrugën e Kombit” po ndodhin aksidente me fatalitet
Në katër ditët e fundit në “Rrugën e Kombit” janë shënuar katër aksidente rrugore, me pesë të vdekur, prej tyre katër shtetas kosovarë dhe një nga Kukësi i Shqipërisë.
Të gjitha aksidentet janë shkaktuar nga shpejtësia e madhe e automjeteve, ndërsa policia vazhdon të apelojë tek vozitësit që të kryejnë pushimet dhe të kthehen ne vendlindje pa dëme, qoftë në njerëz apo edhe në automjete.
Patrullat e përbashkëta policore në territorin e Shqipërisë apelojnë te shoferët për kujdes në vozitje, pasi sipas tyre, të gjitha aksidentet janë shkaktuar nga mospërshtatja e shpejtësisë në komunikacion.
Siç njofton RTK-ja, në mëngjesin e sotëm pas një aksidenti automobilistik, ku ishin përfshirë dy automjete, në spitalin rajonal të Kukësit ka përfunduar edhe 81- vjeçari nga Gjilani Idris Hoti.
Edhe pse zonat që paraqesin rrezik në komunikacion janë të paisura me sinjalistikat e duhura, shumë pak udhëtarë i respektojnë ato.
Por aspak më e qetë nuk ka qenë situata në rrugë, as në pjesën e Kosovës. Zyrtari për informim i policisë rajonale të Prizrenit, njofton për një aksident tjetër me fatalitet në rajonin e Prizrenit. Raportohet për një person të vdekur e disa të lënduar.
Të gjitha statistikat e kësaj sezone tregojnë se numri i aksidenteve në komunikacion këtë vit është më i madh se ai i vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










