Lajme
Për një javë, 9658 gjoba në trafik
Sipas statistikave, policia kosovare e trafikut, brenda një jave ka shqiptuar 9658 gjoba, shumica për tejkalim të shpejtësisë. Këto gjoba janë shqiptuar në kuadër të “Javës së Sigurisë”
Vetëm brenda një jave, Policia e Kosovës ka shqiptuar më shumë se 9600 gjoba për shkelje të rregullave në trafik. Këto gjoba janë vënë në kuadër të “Javës së Sigurisë” në komunikacionin rrugor me zero tolerancë ndaj shkelësve të ligjit. Ky plan, sipas Policisë kosovare, ka dhënë rezultate dhe do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme.
Ku aksion i Policisë është marrë pasi që vetëm brenda katër muajve të këtij viti kanë humbur jetën në trafik dhjetëra kosovarë, në mesin e tyre edhe disa këmbësorë.
“Siç e kemi bërë të ditur edhe më parë ky angazhim i pandërprerë i Policisë së Kosovës, në gjithë territorin e sajë, ka të vetmin qëllim, ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, ruajtjen e jetës së qytetarëve si pjesëmarrës në trafik, parandalimin e të gjitha llojeve të aksidenteve, e në veçanti të atyre me pasoja fatale”, thuhet në raportin e Policisë.
Sipas statistikave, policia e trafikut brenda një jave ka shqiptuar 9658 gjoba, shumica prej tyre për tejkalim të shpejtësisë. Ndërsa nuk janë anashkaluar edhe këmbësorët, të cilët nuk e kanë respektuar semaforin dhe vendkalimin në zebra. Sipas Policisë, janë gjobitur 442 këmbësorë.
“Policia e Kosovës nuk ka për qëllim ndëshkimin e qytetarëve, por ka për qëllim ngritjen e nivelit më të lartë të sigurisë në trafik, andaj kërkon dhe njëherë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, duke përfshirë këmbësorët, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike gjatë ngasjes së automjeteve”, thuhet në deklaratë.
Në të kundërtën Policia e Kosovës, siç thuhet, do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, duke përfshirë edhe këmbësorët, me të vetmin qëllim pra, ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve, e në veçanti të atyre me pasoja fatale.
Plani policor “Java e sigurisë” ka dhënë rezultate pozitive në aspektin e zvogëlimit të aksidenteve dhe në mbarëvajtjen/ngritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor.
Ndryshe, vetëm në rajonin e Prizrenit, brenda tre muajve kanë humbur jetën gjashtë këmbësor, ndërsa edhe në Prishtinë gjatë muajin të kaluar, nga vozitësit e pakujdesshëm, kanë humbur jetën dy këmbësor, njëri 20 vjeç e tjetri 16 vjet. Sipas statistikave, më shumë njerëz kanë humbur jetën për 15 vjet në liri, sesa që kanë rënë dëshmorë në luftë.
Në vitin 2002 nga aksidentet në trafik kanë vdekur 132 persona, në vitin 2006 – 178 perona, në vitin 2010 – 175, ndërsa që nga paslufta deri më tani kanë humbur jetën më shumë se 2 mijë kosovarë.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











