Lajme
Për dy dekada, 5700 të vrarë për gjakmarrje
Në të njëjtën kohë, 1200 persona rezultojnë të ngujuar, prej të cilëve 130 janë fëmijë
Marrja e gjakut vazhdon të mbetet pika më e dobët e Shqipërisë postmoniste, duke marrë përditë jetëra njerëzish dhe duke mbyllur (ngujuar) mijëra të tjerë. Që nga periudha e revolucionit demokratik (1990) në Shqipëri më shumë se pesë mijë qytetarë janë vrarë për gjakmarrje, pjesa më e madhe nga Shqipëria e veriut. Në 22 vitet e fundit në Shqipëri, siç ka raportuar e përditshmja “Panorama” janë kryer 5200 vrasje, ndërsa numri i viktimave që kanë humbur jetën të ekzekutuar për gjakmarrje klon shifrat 5700, ose 259 qytetarë për çdo vit. Ndërkohë më shumë se 1200 persona rezultojnë të ngujuar, prej të cilëve 130 janë fëmijë si rezultat i frikës nga marrja e gjakut.Deri më tani në pjesën veriore të Shqipërisë, kryesisht në Shkodër dhe Malësi të Madhe janë zhvilluar qindra takime dhe janë marrë disa nisma për ndaljen e kësaj dukurie, që ka filluar me shekuj ndër shqiptarë. Ndërsa së fundit, Arqipeshkvi i Shkodrës, Anxhelo Masafra, ka marrë vendim që t’i shkishërojë të gjithë ata persona që vrasin njerëz për gjakmarrje.“Ne nuk jemi penduar me shpalljen e dekretit të shkishërimit, përkundrazi, jemi të bindur se kemi bërë veprimin e duhur. Por kërkojmë që shteti të bëjë detyrën e tij,” ka deklaruar arqipeshkvi Masafra.Edhe vëllezërit Mikel dhe Simon Kuzhnini, që jetojnë në Krfoaci, kanë marrë një iniciative për pajtimin e personave që janë në gjak. Iniciativa e tyre ka nisur në Shqipëri dhe është shpërndarë edhe në Kosovë.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












