Lajme
Pavarësia e institucionit të Avokatit të Popullit po cënohet
Institucioni i Avokatit të Popullit është lënë pas dore për një periudhë të gjatë dhe kjo është kuptuar nga letra që ky institucion i ka drejtuar kuvendit dhe ky i fundit duket se nuk ka ndërmarrë asgjë për problemet me të cilat përballet ky insititucion, është thënë në takimin e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Republikës së Kosovës me Avokatin e Popullit, Sami Kurteshi.
Në raportin dërguar Kuvendit të Kosovës thuhet se është duke u cenuar pavarësia e institucionit të Avokatit të Popullit.
Gjithashtu në këtë raport shprehet shqetësimi për çështje tjera shumë të ndjeshme siç është edhe mungesa e stafit për të kryer detyrat e institucionit të Avokatit të Popullit.
Vjosa Osmani, anëtare e Komisionit për integrime evropiane në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se të gjitha institucionet duhet t’i kushtojnë rëndësi më të madhe problemeve që vijnë nga ana e Avokatit të Popullit.
Ndërsa Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, ka thënë se do të vazhdojnë t’i shprehin shqetësimet e tyre edhe më tutje, ndërkohë që bëri të ditur se tashmë ka marrë premtime nga Komisioni për integrime evropiane në Kuvendin e Kosovës, ku shumë shpejt do të merret një iniciativë ligjore për ndryshimin e Ligjit për Avokatin e Popullit.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











