Kosova
Osmani: Kosova nuk ka frikë nga e vërteta, krime ka kryer Serbia
Pas zhvillimeve të fundit, ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz, përcjell albinfo.ch.
Osmani është shprehur se është më rëndësi të përkulemi para njerëzve që simbolizojnë bazamentin dhe themelet e shtetit tonë.
“Prekazi është simboli më i fuqishëm të lirisë, sakrificës njerëzore, por edhe rezistencës dhe qëndrueshmërisë mbi njerëzore. Në anën tjetër, këtu mund të shohim dëshminë e drejtpërdrejtë për krimet njerëzore dhe gjenocidin që ka kryer Serbia në Kosovë”, ka thënë Osmani.
Ajo ka shtuar se sot jemi këtu që ta rigjejmë frymëzimin që për secilin prej nesh e në veçanti për bartësit e institucioneve do të duhet të shërbente për t’i bashkuar forcat që të bëjmë vepra të mira për vendin.
E pyetur rreth zhvillimeve të fundit në vend nga Specialja dhe ngritjes së akuzave ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Osmani ka thënë se Kosova e mbron dhe nuk ka frikë nga e vërteta dhe ata që kanë kryer krime në Kosovë dihet kush janë.
“Ato krime janë kryer nga Serbia dhe janë bërë para syve të gjithë botës”, tha Osmani.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027









