Kosova
Drejtori i OAE-së: Zgjedhjet e reja janë të panevojshme, vendi ka nevojë për institucione funksionale
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve të reja e ka cilësuar si proces të panevojshëm në një kohë kur vendi përballet me sfida të shumta ekonomike dhe institucionale.
Ai ka bërë thirrje për kompromis dhe konsensus politik teksa ka thënë se shpreson që faktorët politikë, në veçanti partia që bart pushtetin Lëvizja Vetëvendosje por edhe partitë opozitare, të shtyjnë përpara idenë e konsensusit dhe të mos favorizojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
“Uroj që megjithatë faktorët politikë, të gjitha forcat, në rend të parë partia e cila është bartëse e pushtetit, meqë ka një numër më të madh të votave të fituara, ka një përgjegjësi rrjedhimisht pak më të madhe, edhe partitë opozitare të shtyjnë përpara idenë e konsensusit edhe mos të, si të thuash, mos të favorizohen aq shumë idetë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja”, ka thënë ai për EO, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, Kosova ka nevojë për institucione me mandat të plotë vendimmarrës, veçanërisht sa i përket qeverisjes ekonomike.
“Vendi ka nevojë për institucione të cilat kanë mandat të plotë vendimmarrës, sidomos në aspektin e qeverisjes ekonomike. Për vite me radhë vendi nuk ka parë një reformë të re fiskale pas asaj të vitit 2015, rrjedhimisht bizneset kanë nevojë që të shohin diçka të tillë”, ka deklaruar Zeka.
Ai ka theksuar se, përveç nevojave të bizneseve, edhe situata socio-ekonomike kërkon politika të qëndrueshme, sidomos duke marrë parasysh normën e lartë të inflacionit gjatë viteve të fundit.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











