Kosova
Hamza pas takimit me Kurtin: PDK-ja e gatshme për presidentin, menjëherë pas ndryshimit të Ligjit për Specialen
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza e ka përsëritur qëndrimin se partia e tij është e gatshme të kontribuojë në zgjedhjen e presidentit, menjëherë pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për Specialen.
Pas takimit të sotëm me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti, ai ka thënë se partia e tij është e gatshme që të bëjë zgjidhje për presidentin, në të njëjtën ditë pasi të ndryshohet ligji, transmeton albinfo.ch.
“Vazhdimisht po e them, kërkesa e PDK-së është aprovimi final i ligjit. Pastaj, PDK-ja është e gatshme në të njëjtën ditë, në seancën e radhës të bisedojë e të gjejë zgjidhjen për presidentin dhe t’i japë votat për presidentin. Bisedat i kemi përfunduar. Janë edhe disa ditë ku kemi mundësi të arrijmë marrëveshje. Nuk e di a do të ndodhë marrëveshja. por kjo është kërkesa jonë dhe nuk ka të bëjë me nevojën për PDK-në. ligji kalon nevojat përtej PDK-së dhe ka të bëjë me një çështje tjetër”, ka deklaruar ai.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











