Portrete të firmave
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Aktiviteti i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane mblodhi sipërmarrës nga diaspora dhe përfaqësues institucionalë, me fokus te bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe Gjermanisë
Rreth 420 biznese shqiptare, gjermane dhe ndërkombëtare u mblodhën në qytetin gjerman të Kehl-it, në një aktivitet të organizuar nga Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe krijimi i mundësive të reja për investime në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Në aktivitet mori pjesë edhe deputetja Mimoza Kusari-Lila, e cila gjatë vizitës së saj dyditore në Gjermani zhvilloi takime me përfaqësues të komunitetit të biznesit shqiptar dhe zyrtarë lokalë.
Kusari-Lila tha se aktiviteti ishte një mundësi për të vënë në pah potencialin e diasporës shqiptare në Gjermani, veçanërisht përmes përvojës së saj profesionale, rrjeteve të biznesit dhe njohjes së tregjeve gjermane e evropiane.
Gjatë prezantimit para sipërmarrësve, ajo foli për mundësitë që ofron Kosova për investime, zhvillimin e bizneseve dhe bashkëpunimin ekonomik me diasporën.
Në kuadër të aktivitetit, ajo takoi edhe kryetarin e Kehl-it, Wolfram Britz. Në diskutime morën pjesë ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ambasadori i Kosovës në Strasburg, Fitor Murati, konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Shtutgart, Hamdi Bërbatovci, si dhe drejtori i GIZ Kosovo, Markus Delfs.
Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit dhe rolin që diaspora shqiptare mund të luajë në forcimin e lidhjeve ekonomike mes Kosovës, Gjermanisë dhe tregut evropian.
Pjesë e aktivitetit ishin edhe përfaqësues të disa bizneseve të diasporës, ndër ta GREENHOUSE SH.P.K., Faber Media & Production GmbH, SHEHU Group LLC dhe Frigo DELUXE. Sipërmarrësit prezantuan aktivitetet e tyre dhe ndanë përvojat e tyre në zhvillimin e bizneseve në Gjermani.
Aktiviteti u zhvillua në Kehl, qytet në brigjet e Rinit, përballë Strasburgut, me të cilin lidhet përmes urave mbi lumin. Pikërisht kjo lidhje mes dy qyteteve u përdor edhe si simbol i bashkëpunimit dhe tejkalimit të kufijve ekonomikë e institucionalë.
Mbrëmja u shoqërua me muzikë shqiptare, ndërsa interpretimin e bëri mezzosopranoja shqiptare Flaka Goranci.
Kusari-Lila e cilësoi Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane si një shembull të potencialit të diasporës kur bizneset rrjetëzohen dhe bashkëpunojnë, duke theksuar nevojën për krijimin e më shumë urave ekonomike mes Kosovës, Gjermanisë dhe tregut evropian./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











