Lajme
Odile Perrot, Konsulle Nderit në Toulouse
Perrot është doktore e shkencave politike, ndërsa në vitin 2000 kishte një mision pune në Kosovë “Democratization Officer” në OSBE
Autoritetet e Republikës Franceze janë pajtuar me vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, për emërimin e Odile Perrot, Konsulle Nderi të Republikës së Kosovës në qytetin Toulouse, të Francës. Perrot është doktore e shkencave politike, ndërsa në vitin 2000 kishte një mision pune në Kosovë “Democratization Officer” në OSBE.
“Finalizimi i procesit të emërimit të Odile Perrot në cilësinë e Konsulles së Nderit të Kosovës në Toulouse është një hap i rëndësishëm në fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve shumë të mira bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Franceze”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme.
Perrot ka publikuar artikuj të shumtë për Kosovën dhe është ftuar në konferenca të shumta në Francë si dhe emisione mediatike franceze rreth Kosovës. Ajo, është anëtare e “Rrjetit Frankofon të hulumtimeve mbi misionet e paqes” , Universiteti i Montrealit, drejtore e “Kronikës politike dhe kushtetuese të vendeve post-komuniste të hapësirës Ballkanike” e Revistës Est-Europa si dhe anëtare e “Komitetit të Kosovës” në Paris.
“Angazhimi dhe përkushtimi i Zonjës Perrot pritet të ketë impakte të rëndësishme në thellimin e bashkëpunimit e të shkëmbimeve të gjithanshme ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve tanë”, konsideron MPJ e Kosovës.
Emërimi i personaliteteve të shquara ndërkombëtare në pozitën e konsujve të nderit në vende të ndryshme mike të Kosovës nëpër botë, siç konsideron MPJ, është hap në kuadër të orientimeve strategjike të politikës së jashtme të Kosovës, për të shtuar prezencën në sa më shumë vende të botës, me qëllim të fuqizimit të vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe dinamizimit të diplomacisë kosovare.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












