Lajme
Nuk respektohen personat me nevoja të veçanta
Në kuadër të shoqatës “HandiKos” janë mbi 18 mijë persona me aftësi të kufizuara. Ata ankohen se nuk po u respektohen të drejtat e lëvizjes dhe punësimit
Personat me aftësi të kufizuara vazhdojnë të mbesin të anashkaluar nga institucionet dhe shoqëria kosovare. Atyre u shkelen të drejtat si në infrastrukturë po ashtu edhe në punësim dhe shkollim. Kështu u tha të mekurën në Ditën Ndërkombëtarëve të Personave me Aftësi të Kufizuara.
Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara parasheh se Shtetet duhet t’ua mundësojnë personave me aftësi të kufizuara të jetojnë në mënyrë të pavarur dhe të marrin pjesë plotësisht në të gjitha aspektet e jetës. Mirëpo në Kosovë kjo konsiderohet e pamundur.
Faruk Kukaj për shkak të aftësive të kufizuara shumë shpesh ka nevojë për ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Por ai, siç raporton KTV, në hyrje të kësaj ndërtese has në vështirësi të shumta, ngase rruga e cila është e ndërtuar posaçërisht për këta persona nuk i plotëson nevojat e tij.
Madje, gjatë lëvizjes rrezikohet shkaku i lartësisë që ka kjo rrugë, ndërsa shërbime mund të marrë vetëm në katin përdhes, pasi nuk ka hapësirë të veçantë për t’u ngjitur në katet më të larta.
Drejtori i Hendikosit, Afrim Maliqi, tha se ata mbeten grupi më i rrezikuar dhe më i varfër i shoqërisë. Ndërkaq Bujar Kadriu nga Shoqata e të Verbërve ftoi qeverinë e ardhshme që ligjin për këtë kategori të shoqërisë ta ketë prioritet në agjendë.
Në kuadër të shoqatës “HandiKos” janë mbi 18 mijë persona me aftësi të kufizuara, nëpër të gjitha komunat e Kosovës. Ky numër nuk është numër real pasi që në Kosovë ka më shumë persona me aftësi të kufizuara.
Koordinatori i kësaj organizate Rinor Gashi tha se gjendja e këtyre personave është shumë e vështirë. “Ata e ndiejnë veten mjaft të diskriminuar megjithëse ka përmirësime, por ende ka shumë për tu bërë për këtë çështje. Sa i përket qasjes nëpër objektet e institucionet publike, ato janë jashtë çdo standardi”, thotë ai.
Sipas një raporti të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, numri i përfituesve nga Skema e Pensioneve për Personat me Aftësi të Kufizuara në muajin nëntor 2014, ka qenë 18 mijë e 497 përfitues, kurse në skemën për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara deri në moshën 18 vjeçare, kanë qenë 2 mijë e 944 familje.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










