Lajme
Nuk ndalen azilkërkuesit nga Ballkani
Fluksi i azilkërkuesve në Gjermani është rritur për 49 për qind gjatë muajit tetor në krahasim me muajin e kaluar
Kërcënimi i Brukselit për pezullimin e vizave për Serbinë e Maqedoninë për shkak të numrit të madh të azilkërkuesve si duket nuk ka dhënë rezultate.Fluksi i azilkërkuesve në Gjermani është rritur për 49 për qind gjatë muajit tetor në krahasim me muajin e kaluar.Shumica e kërkesave për azil vijnë nga shtetasit e vendeve të Ballkanit, sidomos nga Serbia dhe Maqedonia, citon Ministrinë e Brendshme të Gjermanisë “Sueddeutsche Zeitung”.Numri i azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit është rritur në mënyrë drastike. Me rritjen prej 49 për qind në krahasim me muajin shtator, numri i përgjithshëm i kërkesave për azil në Gjermani arriti në 9950. Më shumë se dy të tretat e azilkërkuesve janë qytetarë të Serbisë, Maqedonisë, Bosnjës dhe nga Kosova. Nga 505 këkesat e miratuara për azil në tetor, asnjë nuk ishte nga këto katër vende.Në muajin e fundit është rritur sidomos numri i azilkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia. Nga 496 kërkesa të paraqitura për azil në gusht nga qytetarët e Serbisë, në shtator numri arriti në 1395, ndërsa në tetor ky numër mbërriti në 2673.Nga Maqedonia azil kërkuan gjatë gushtit në Gjermani 620 qytetarë, në shtator 1040, ndërsa në tetor 1351.Ministri i Brendshëm gjerman, Hans-Peter Friedrich, ka folur vazhdimisht për “abuzim me të drejtën e azilit.” Ai thotë se duhet të ketë një mekanizëm me të cilin Bashkimi Evropian do të heqë liberalizimin e vizave për këto vende. Gjermania tashmë ka paraqitur një kërkesë në Bruksel, shkruan “Sueddeutsche Zeitung”.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











