Bota
Nuk ka shqiptarë në mesin e viktimave të sulmeve të fundit
Tre sulme për një ditë: Në Berlin, Ankara dhe Cyrih. Burimet e Deutsche Welles në Berlin thonë se deri tani nuk ka të dhëna për viktima me origjinë shqiptare.
Deri tani nuk ka të dhëna se në në mesin e viktimave në Berlin ka dhe shqiptarë. “Ne jemi në kontakt të përhershëm me autoritetet gjermane dhe deri tani nuk ka të dhëna për përfshirjen e shqiptarëve në mesin e viktimave”, thonë burimet e dw.de në Berlin.
Ndërsa mediat gjermane bëhet e ditur se shoqëruesi me origjinë polake që ka qenë në kamionin me të cilin është kryer sulmi në Berlin, është vrarë me armë zjarri. Policia po vazhdon me përpjekjet për të zbardhur motivet e sulmit dhe vrasjes së të paktën 12 personave dhe plagosjes së 48 të tjerëve.
Të njëjtën ditë kanë ndodhur sulme me armë në Ankara dhe në Cyrih. Në Ankara është vrarë ambasadori rus Andrej Karlov. Më pas është vrarë edhe polici 22-vjeçar që e ka vrarë ambasadorin. Gjatë natës së kaluar janë dëgjuar të shtëna edhe pranë ambasadës amerikane në Ankara, por nuk ka të dhëna për pasoja në njerëz.
Të njëjtën ditë është sulmuar me armë në Cyrih një grup besimtarësh në një qendër të fesë islame, ku janë plagousr tre persona. Sulmi ka ndodhur ditën e hënë, në orët e mbrëmjes. Dëshmitarët okularë pohojnë se sulmin e ka kryer një person i veshur me të zeza. Ai ka shtënë drejt grupit të besimtarëve, që ishin mbledhur për lutjet e mbrëmjes. Policia nuk ka dhënë për motivet e mundshme të sulmit, por dyshohet se ngjarja ka të bëjë me përkatësinë fetare të personave të mbledhur.
Policia nofton sot se sulmuesi është vrarë. Ajo konfirmon gjetjen e një trupi të pajetë afër vendit të ngjarjes. Policia kantonale e Cyrihut ka thënë se autoritetet e kanë identifikuar të dyshuarin, por nuk kanë dhënë detaje për identitetin. Sulmuesi kishte hyrë në Qendrën Islamike dhe kishte shtënë në drejtim të besimtarëve.
Presidenti i ardhshëm amerikan, Donald Trump, ka tërhequr një paralele mes sulmeve në Ankara, Berlin dhe Cyrih. Ai tha se të trija këto sulme janë “sulme terroriste”. Të gjitha këto ngjarje i kanë denuar edhe autoritetet në Berlin, Moskë, Bruksel dhe shumë qendra të tjera. Në mesazhe thuhet se “dhuna nuk do të fitojë askund”.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











