Lajme
Nuk ka para nga BB-ja, pa marrëveshje me FMN-në
Megjithatë, në Ministrinë e Financave shorehen tëi bindur se deri në fund të vitit këto para do të vinë nga Banka Botërore
Buxheti i Kosovës për vitin 2012 do t’i ketë 30 milionë euro më pak se që i kanë planifikuar ekspertët e financave të shtetit.
Megjithatë, zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu, në deklaratat e tij publike është i bindur se deri në fund të vitit këto para do të vinë nga Banka Botërore.
“Jam shumë i bindur se deri në fund të vitit do të vijnë mjetet nga Banka Botërore”, ka pohuar Avdiu, shkruan Express.
Por, pikërisht zyrtarët e lartë të këtij institucioni financiar ndërkombëtar e demantojnë zëvendës shefin e financave të Kosovës.
Sipas këaj gazete, raportet jo të mira të Qeverisë së Kosovës me Fondin Monetar Ndërkombëtar do të jenë pengesë që paratë e Bankës Botërore të derdhen në buxhet.
Vetë shefi i BB-së në Kosovë, Jan-Peter Olters, në një intervistë për Express, ka pohuar se së bashku me këtë institucion dhe Ministrinë e Financave duhet të sigurohen që gjithçka të jetë në rregull para mesit të vitit të ardhshëm për të derdhur mjetet e parapara në buxhet.
Si kusht që qeveria t’i meritojë paratë e këtij institucioni është që të jetë në program me FMN-në.
“Tani për tani programi që Kosova ka me Fondin (Staf Monitoring Program) nuk është formal. Ai nuk lëshon para, por krijon bazën që bashkë me Fondin të përgatitet projekti i ardhshëm për programin e ardhshëm”, ka pohuar Olters.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









