Lajme
Një muaj paraburgim për Blerim Kuçin (update)
Blerim Kuçit, i cili është marrë sot në pyetje nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë nga prokurorë të EULEX-it, i janë caktuar 30 ditë paraburgim, për shkak të refuzimit që të dëshmojë në rastin Fatmir Limaj, të dyshuar për krime lufte.
Tashmë pritet dërgimi i tij nga gjykata për në qendër të paraburgimit.
“Dënimi me gjobë ose me paraburgim për dëshmitarët që nuk bashkëpunojnë është një masë e parashikuar në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.
EULEX-i merr në pyetje kryetarin e Suharekës (12:39)
Policia e EULEX e ka marrë sot në pyetje Blerim Kuçin, kryetar i komunës së Suharekës, njëherësh sekretar organizativ i AAK-së.
Lajmin e ka konfirmuar edhe EULEX-it, ku nëpërmjet një komunikate për media njoftoi se Kuçi do të paraqitet përpara një gjykatësi në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ndërsa është intervistuar në mëngjes nga zyrtarët e EULEX-it.
“Ai nuk u arrestua. Zoti Kuçi do të paraqitet para një gjyqtari me kërkesë të prokurorit të EULEX-it, i cili thotë se zoti Kuçi ka refuzuar në mënyrë të përsëritur për të dhënë dëshmi gjatë një hetimi”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.
Dënimi me gjobë ose me paraburgim për dëshmitarët që nuk bashkëpunojnë është një masë e parashikuar në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës.
EULEX-i nuk ka bërë të ditur se për çfarë hetimi bëhet fjalë. Por, burime brenda AAK-së kanë bërë të ditur për media se Kuçi nuk është marr në pyetje për korrupsion, por për shkak se ka refuzuar të dëshmojë për krime lufte.
Sipas këtyre burimeve, Kuçi ai nuk ka dashur të dëshmojë në rastin Fatmir Limaj, ndaj të cilit EULEX ka ngritur dyshime për krime lufte. Blerim Kuçi përmendej si një nga viktimat, që ishte mbajtur në Kleçkë nga UÇK-ja në vitin 1999. Kuçi thuhet se ka kundërshtuar të dëshmojë rreth këtij rasti.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike
Jeta në Austri
-
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision Në Vjenë sot u protestua kundër pjesëmarrrjes së Izraelit në Festivalin e Këngës në Eurovision. Mijëra... -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare












