Lajme
Në veri po patrullon “Civilna Zastita”
Disa persona të uniformuar po qarkullojnë nëpër veriun e Kosovës. Shqiptarët dyshojnë se janë struktura të MUP-it serb
Disa grupe të uniformuara me xhaketa të kaltra dhe me mbishkrime “Civilna Zasitata” (mbrojtja civile) po patrullojnë nëpër rrugët e veriut të Kosovës, duke bërë këtë rajon edhe më ta pasigurt. Këta persona siç raportojnë mediat, po patrullojnë nëpër disa lagje të veriut të Mitrovicës, ndërsa po i ndalojnë dhe legjitimojnë kalimtarët.Siç raporton gazeta “Zëri”, duke u thirrur nga burimet e veta në veri, në këmishët e këtyre personave, përveç në gjuhen serbe, në uniformat e tyre shkruante edhe në anglishte “Civil protection”, ndërsa ishin ndarë në disa lokacione, te barrikada tek ura kryesore e Ibrit, te Qendra Spitalore, te Gjykatat, në Rudare të Zveçanit dhe të shkolla teknike. Sipas shqiptarëve të veriut, këta persona i përkasin strukturave të MUP-it (Ministra e Punëve të Brendshme e Serbisë). Sipas të njëjtave burime, personat e uniformuar mund të kenë ardhur në Mitrovicë për ta siguruar drejtorin e Zyrës për Kosovën, Aleksandër Vulin, i cili kishte paralajmëruar pjesëmarrjen në ceremoninë e nënshkrimit të të ashtuquajturit “memorandum i qëllimeve”, ku do të merrnin pjesë mbi 70 kryetarë dhe kryeshefa të komunave të SerbisëPrania e strukturave paralele në veri të Kosovës, ndërkaq nuk është kundërshtuar asnjëherë nga vendorët, por as nga Beogradi. Madje ky i fundit disa hera ka potencuar se strukturat paralele në veri mbajnë gjallë ndikimin e Beogradit zyrtar në Kosovë. Po ashtu qeveria e Serbisë nga buxheti i saj për vitin 2013 i ka ndarë 500 milionë euro po këto struktura.Kryeministri Hashim Thaçi, ndërkaq parashikon që bisedimet me Serbinë t’i kushtëzojë me zhbërjen e strukturave paralel. Prania e strukturave të MUP-it është vërtetuar të mërkurën e shkuar, kur forcat e xhandarmërisë brenda Kosovës, në qendër të Mitrovicës së veriut e arrestuan Sllavolub Joviqin, të cilin me nje thes në kokë e dërguan në Serbi. Në gjykatën e Kralevës në Serbi ai u dënua fillimisht me 30 ditë burg, për t’u gjykuar më pas.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












