Kuriozitete
Në këtë vend italian, shtëpitë po shiten nga 1 euro
Jemi mësuar të dëgjojmë për dyqane që shesin produkte “Gjithçka 1 euro”, por në Mussomeli të Italisë, me këtë çmim mund të blini shtëpi, shkruan albinfo.ch.
Tashmë ekziston edhe uebi “Case1Euro”, ku shtëpitë mund të blihen online.
“A është me të vërtetë e mundur të blini një shtëpi për 1 euro? Po, dhe ky është një projekt nga Bashkia e Mussomelit në Sicili. Blini shtëpinë e ëndrrave për vetëm 1 euro në rrethin sicilian, vetëm pak kilometra larg nga plazhet e këndshme dhe tempujt historikë të Agrigento-s”, thuhet në njoftim, përcjell në shqip albinfo.ch.
Tutje, në njoftim thuhet se duke blerë shtëpi në këtë qytet, ia mundësoni vetes të përjetoni kulturën, traditat, një jetë të relaksuar në një prej tokave më paqësore dhe më të sigurta në botë.
Në faqen online kanë njoftuar se rreth 100 veta janë bërë me shtëpi në këtë zonë.
“Tashmë 100 njerëz kanë blerë nga një shtëpi, çfarë po prisni?”, thuhet tutje në njoftim.
Më shumë detaje rreth projektit në fjalë mund të gjeni duke klikuar këtu.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













