Muzikë
Valdrin Gashi, një kosovar në skenat italiane të operës
Ka diplomuar në Bachelor në Konservatorin e muzikës "Luigi Cherubini" në Firenze dhe Master në Këndim lirik në Konservatorin "Santa Cecila" në Romë
Valdrin Gashi është një emër shumë premtues i skenës së muzikës, në rrugë për tu bërë një bariton i niveleve ndërkombëtare. Ka përfunduar studimet bachelor në Konservatorin e muzikës “Luigi Cherubini” në Firence dhe master në Këndim lirik në Konservatorin “Santa Cecila” në Romë. Të jesh artist nuk është e lehtë, para së gjithash kur fillet i ke nga një vend me mundësi relativisht të kufizuara për të depërtuar, siç është Kosova.
Duhet vërtet energji, optimizëm dhe shumë vetëbesim për të arritur aty ku do.
Valdrini është është një djalë shqiptar, entuziast dhe shumë modest. Ai ka një krijimtari të pasur artistike si bariton i shquar, ka shkelur shumë skena anembanë Italisë dhe vazhdon të marrë role të mëdha në shumë evente artistike.
Ai ka lindur dhe është rritur në Prishtinë. Dashuria që ka për vendlindje është e madhe, pasi aty kaloi vite të mira të jetës së tij. Që në moshë të re i lindi dëshira për muzikën, sepse talentin thuajse e kishte të lindur për të qenë një artist i skenës dhe i duhej fare pak për të kaluar në nivelin e duhur.
“Gjatë shkollimit fillor, njëkohësisht kam ndjekur mësimet edhe në instrumentin e flautit në Shkollën Fillore të Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. Ndërsa shkollimin e mesëm e vazhdova në Shkollën e Mesme të Muzikës “Prenk Jakova” në drejtimin e Solokëndimit me prof. Elife Podvorica Jashari. Në shkollën e mesme kuptova se në veprat operistike gërshetoheshin ngushtë muzika dhe aktrimi, dy degë artistike që unë i kam shumë për zemër, kështu që vendosa të ndjek këtë rrugëtim”, tregon ai.
Italia, pikënisja e depërtimit në skenën evropiane
Valdrinit në moshën 21-vjeçare iu dha drita jeshile në një nga shkollat me prestigjioze të muzikës në Itali.
“Në Firenze të Italisë, u zhvendosa dhe fillova studimet në moshën 21 vjeçare. Fillimet nuk ishin të lehta, pasi kisha nostalgji për familjen dhe rrethin tim në Kosovë. Megjithatë, isha i lumtur që do të mësoja një gjuhë dhe kulturë të re e po ashtu do të studioja Kanto në një nga konservatorët më prestigjioz të Italisë”.
Valdrini ka diplomuar në dy nivele studimi: Bachelor në Konservatorin e muzikës “Luigi Cherubini” në Firenze dhe Master në Këndim lirik në Konservatorin “Santa Cecila” në Romë.
“Studimet bachelor i kam përfunduar në Konservatorin e muzikës “Luigi Cherubini” në Firenze, në departamentin e muzikës antike, me specializim në këndim të veprave të epokës së Renesancës (Rilindjes) dhe Barokut. Aty pata fatin të punoj me disa profesorë që kanë bërë karrierë të rëndësishme në Itali dhe Evropë, si: Patrizia Vaccari, Mirko Guadagnini, Romina Basso, Paolo Biordi dhe Susanna Rigacci. Pastaj vazhdova studimet master për Këndim lirik në Konservatorin “Santa Cecila” në Romë, në klasën e prof. Emanuele de Santis Salucci. Të dyja këto eksperienca më kanë formësuar jashtëzakonisht shumë artistikisht dhe jam i lumtur që pata mundësinë të jem pjesë e këtyre dy institucioneve arsimore”, shprehet ai.
Artist në shumë skena të rëndësishme italiane
Skenat ku ka performuar Valdrini janë të shumta, qofshin ato italiane, ashtu edhe në Kosovë dhe më gjerë.
“Gjatë kohës sa isha në Kosovë, kam performuar në disa festivale të rëndësishme të skenës artistike, përfshirë operën komike “The Pirates of Penzance” të Arthur Sullivan (nën udhëheqjen e prof. Elife Podvorica Jashari), Skena Iuvenis 2015 (nën shoqërimin e orkestrës së Filarmonisë së Kosovës), Student Fest 2017, Chopin Piano Fest 8 etj. Në Itali, përveç aktiviteteve koncertale të organizuara nga Konservatorët e Firences dhe Romës, kam debutuar në disa role operistike, përfshirë rolin e Aeneas nga “Dido and Aeneas” të H. Purcell në Teatro Giotto (Borgo San Lorenzo) dhe Teatro dell’Affratellamento (Firenze), rolet e Ali dhe Don Alvar nga “Les Indes Galantes” të J. P. Rameau në Guardiagrele Opera Festival. Pastaj rolet e Pastore I dhe Apollo nga “L’Orfeo” të C. Monteverdi në Chiostro Santa Maria Novella (Firenze) ku edhe është realizuar incizimi i kësaj opere nga Opera Network Firenze e Ensemble San Felice dhe publikuar nga produksioni Bongiovanni. Ndërsa në operën “Les Enfants Terribles” të P. Glass kam interpretuar rolin kryesor, atë të Paul-it”.
Skenat që i dhanë më shumë emocion
Natyrisht që çdo skenë ka edhe emocionin e vet, por Valdrini ka veçuar një nga skenat që i dha më shumë emocion.
“Në gusht të 2022-ës, kam debutuar rolin e Paul-it në operën “Les Enfants Terribles” (1996) të autorit Philip Glass në festivalin Guardiagrele Opera Festival, me regji të Aldo Tarabellas dhe me dirigjent Maurizio Colasanti. Ishte hera e parë që përballesha me një material të muzikës kontemporane dhe sfidat vokale, ritmike dhe dramatike që paraqiste kjo operë ishin të shumta. Megjithatë, rëndësia e personazhit që personifikoja dhe puna ekipore e cast-it më motivuan të jap maksimumin në këtë performancë. Ky ishte një nga momentet më sfiduese dhe njëkohësisht emocionuese që kam pasur në skenë deri më tani”, përfundon ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Lidhja Shqiptare në Botë përtërin radhët e veta LSHB është në vlugun e punëve për të bërë përtëritjen e radhës, në prag të kuvendeve...
-
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart dhe Vjenë
-
Mira Murati me startupin e saj të ri në fushën e inteligjencës artificiale
-
Shtëpia e Kosovës gjatë Forumit Ekonomik Botëror shfaqi panele dhe diskutime depërtuese
-
Deri tani janë regjistruar 60.796 mijë mërgimtarë për të votuar në Zgjedhjet e Shqipërisë
Jeta në Austri
-
Pse birra do të bëhet më e shtrenjtë në Austri Dashamirët e birrës në Austri së shpejti do të vërejnë një ndryshim kyç kur blejnë birrat...
-
Austrisë i mungon plani kombëtar i ndërprerjes së energjisë elektrike
-
Austri: Rënie dramatike e kërkesave për azil në vitin 2024
-
Pse mund të keni vështirësi në gjetjen e vezëve në Austri tani
-
Austrian Airlines dominon Aeroportin e Vjenës, zgjerohet buxheti i linjave ajrore